Home / Sport / Guardiola: Barça më bëri mua të madh, jo unë Barçen

Guardiola: Barça më bëri mua të madh, jo unë Barçen

Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola deklaroi se është skuadra që e bëri atë trajner të madh dhe jo ai atë.

“Unë nuk mundem kurrë t’i jap këtij institucioni atë që ky institucion më ka dhënë mua”, deklaroi Guardiola.

Guardiola, i cili zgjati edhe për një vit kontratën e tij me Barcelonën theksoi se marrëdhënia e tij me Laportën është profesionale.

“Ne nuk jemi shokë të ngushtë por marrëdhënia jonë është e shkëlqyer. Më ka dhënë mundësinë të drejtoj këtë skuadër dhe gjithçka i kam kërkuar, përveç të tjerash të punoj me liri absolute”, tha Guardiola.

Ai e përfundoi deklaratën e tij duke thënë se përfundimi i fazës së parë në krye të kampionatit nuk të jep asnjë titull.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *