Home / Sport / Guardiola më i miri për 2009, pasojnë Ferguson e Mourinjo

Guardiola më i miri për 2009, pasojnë Ferguson e Mourinjo

Pep Guardiola është trajneri më i mirë për vitin 2009. Renditja e stiluar nga Instituti Botëror i Historisë dhe Statistikave (IFFHS), ka zgjedhur trajnerin katalanas si më të mirin e vitit që sapo lamë pas.

Me 6 trofetë e fituara brenda vitit, Guardiola e meritoi plotësisht vendin e parë, megjithëse ka vetëm 18 muaj që punon si trajner. Pas tij renditen Sër Aleks Ferguson i Mançester United dhe internisti Hoze Mourinjo.

Ja dhe lista e plotë:

1. Josep Guardiola (Barcelona) 300 pikë
2. Aleks Ferguson (Mançester United) 137
3. Hozé Mourinjo (Inter) 66
4. Alehandro Javier Sabella (Estudiantes) 54
5. Mirçea Luçesku (Shaktar Donetsk) 50
6. Arsen Venger (Arsenal) 44
7. Gus Hidink (Çelsi) 38
8. Lorent Blank (Bordo) 34
9. Jorge Daniel Fossatti (LDU Quito) 16
10. Feliks Magat (Volfsburg-Shalke) e Kurban Berdyev (Rubin Kazan) 14
12. Karlo Ançeloti (Milan- Çelsi) 13
13. Rafael Benitez (Liverpul) 9
14. Sergio Ricardo de Paiva Farias (Pohang Steelers) 8
15. Diego Garzitto (Mazembe Lubumbashi) 6
16. Unal Emery (Valencia) e Luis Van Gal (AZ Alkmar-Bajern Mynih) 5.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *