Home / Lajme / Maqedoni / Haradinaj:Presim të përmirësohet gjendja e shqiptarëve

Haradinaj:Presim të përmirësohet gjendja e shqiptarëve

5 janar-
Presim që të përmirësohet pozita e shqiptarëve të Maqedonisë, sepse ëhstë ineteres I ndërsjellë për dy vendet. Këto janë tema të brendëshme të Maqedonisë, nuk preferoj me u kyçur në këto tema, ajo që dihet është se ne nga Kosova I ndjekim të gjitha zhvillimet kështu që shpresojmë se të gjitha zhvillimet do të jenë pozitive për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, dhe është me ineteres që të përmirëoshet pozita e shqiptarëve në këtë shtet”, deklaroi pas takimit Haradinaj.

Urim Hasipi
Tetovë,- Kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi ka pritur në një takim të martën në Tetovë, kryetarin e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjatë këtij takimi, sipas Haradinajt dhe Thaçit, janë këmbyer mendime të ndryshme për situatën në Maqedoni, Kosovë dhe për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në këtë shtet.

“Kishim një takim, si gjithë takimet e tjera, por ky ishte me solemn, prita në seli kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, me dëshirë që për të na uruar vitin e ri mua si kryetar dhe gjithë qytetarëve që jetojnë këtu.

Bashkëbiseduam për tema të ndryshme, unë shfaqa brengosjet e mia për, ngecjen e dialogut të vërtetë, për krizën ekonomike që mbretëron këtu, bashkërisht u pajtuam se dialogu është mënyra dhe rruga e vetme për t`I zgjidhur këto probleme”, deklaroi pas takimit kreu I PDSH-së Menduh Thaçi.

Nga ana e tij, Haradinaj ka përshëndetur lëvizjet e fundit mes dy shteteve dhe ka uruar që këto marrëdhënie të përforcohen ende.

” Ishte një mundësi e mirë që me fillimin e vitit të ri me radhur në Tetovë, dhe me realizuar një vizitë në PDSH, ku me kryetarin dhe me partinë jemi partner në rrugëtimin tonë dhe urova që ky vit të jetë vit I sukseseve për PDSH dhe kryetarin, për qyetetarët e Maqedonisë, kuptohet ne nga Kosova I dëshirojmë suksese Maqedonisë, dhe jemi të gëzuar për marrdhënieve që kanë ecur mes dy vendeve.

Presim që të përmirësohet pozita e shqiptarëve të Maqedonisë, sepse ëhstë ineteres I ndërsjellë për dy vendet.

Këto janë tema të brendëshme të Maqedonisë, nuk preferoj me u kyçur në këto tema, ajo që dihet është se ne nga Kosova I ndjekim të gjitha zhvillimet kështu që shpresojmë se të gjitha zhvillimet do të jenë pozitive për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, dhe është me ineteres që të përmirëoshet pozita e shqiptarëve në këtë shtet”, deklaroi pas takimit Haradinaj.

I pyetur nga gazetarët, kreu I AAK-së, për përfshirjen e dy anëtarëve të partisë së tij në rastin e Nazim Bllacës, Haradinaj, tha se ky rast është në duart e drejtësisë dhe nuk preferuar të jap komente.

“Nuk kemi informata, të paktën këto nuk I dijmë, ajo që është me rëndësi se ai rast është në drejtësi, ju e dini se ne në Kosovë kemi marrë një qëndrim që rastii nazim Bllacës nuk vazhdon të jetë rast politik por vazhdon të jetë rast I cili është në duart e drejtësisë.Drejtësia ndërkombëtare e ka marrë në shqyrtim”, tha kreu I AAK-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *