Home / Lajme / Maqedoni / Hospitalizohen 22 pacientë të rinj me simptome të H1N1

Hospitalizohen 22 pacientë të rinj me simptome të H1N1

Shkup, 7 janar
Në Klinikën për sëmundje infektive gjatë 24 orëve të fundit janë hospitaizuar gjashtë pacientë të rinj me simptome të gripit të ri. Në këtë moment aty po mjekohen 58 persona. Pesë prej tyre janë me fotografi të rëndë klinike dhe gjenden në aparate me oksigjen.

Në spitalet e Shkupit gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar 14 pacientë të rinj me simptoma të gripit A (H1N1).

Në Klinikën për sëmundje infektive gjatë 24 orëve të fundit janë hospitaizuar gjashtë pacientë të rinj me simptome të gripit të ri. Në këtë moment aty po mjekohen 58 persona. Pesë prej tyre janë me fotografi të rëndë klinike dhe gjenden në aparate me oksigjen.

Në repartin infektiv të Spitalit ushtarak nuk ka të hospitalizuar të rinj, ndërsa momentalisht aty mjekohen tetë persona me simptoma të gripit.

Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar pesë pacientë të rinj, ndërsa aty për momentin mjekohen 30 fëmijë me simptome të gripit (të moshës prej gjashtëmuajshe deri në pesë vjeç).

Në Institutin për sëmundje të mushkërive të bardha tek fëmijët-Kozle gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar tre fëmijë me formë më të lehtë të pneumonisë dhe aty për momentin po kurohen 21 fëmijë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *