Home / Lajme / Maqedoni / Hospitalizohen tetë persona të rinj me simptome të gripit

Hospitalizohen tetë persona të rinj me simptome të gripit

13 janar-
Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar katër fëmijë dhe atje për momentin po mjekohen 27 persona me simptome të gripit ( të moshës prej gjashtë muaj deri në pesë vjetç.

Urim Hasipi
Në Klinikën për sëmundje infektive në 24 orët e kaluara janë hospitalizuar katër pacientë të rinj me simptome të gripit dhe atje për momentin po mjekohen 57 persona. Tre prej tyre janë me fotografi më të rëndë klinike dhe gjenden në mbështetje të vazhdueshme oksigjeni, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në repartin infektiv në Spitalin ushtarak nuk ka të hospitalizuar të rinj dhe atje për momentin në mënyrë spitalore po mjekohen tetë persona.

Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar katër fëmijë dhe atje për momentin po mjekohen 27 persona me simptome të gripit ( të moshës prej gjashtë muaj deri në pesë vjetç.

Në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët – Kozle, gjatë 24 orëve të kaluara nuk ka asnjë të hospitalizuar dhe atje për momentin në mënyrë spitalore po mjekohen 11 fëmijë.

Komisioni për grip pandemik sot mbajti takim të rregullt pune në të cilën disa përfaqësues të Institutit për shëndet publik informuan se javën e kaluar janë paraqitur 1.796 raste të gripit, që paraqet ulje në krahasim me javën paraprake kur janë paraqitur 2.800 persona të infektuar nga gripi (zvoglimi është drastik në raport me paraqitjet javore për grip në muajin dhjetor, kur ishin regjistruar nga 8.000 dhe 9.000 persona).

Deri tash gjithsej janë paraqitur 47.246 raste të gripit në vend. Më së shumti të paraqitur ka nga Shkupi, Kumanova, Prilepi, Tetova dhe Manastiri.

Në Maqedoni deri tash janë vaksinuar 16.846 persona. Prej tyre javën e kaluar janë vaksinuar 114 persona (me tipin e fundit të vaksinave janë imunizuar mbi 500 qytetarë). Më së shumti persona të vaksinuar ka në Shkup, Manastir, Veles, Gjevgjeli dhe në Kumanovë.

Komisioni për grip pandemik në takimin e sotëm rekomandoi që të vendosen në pushim kujdestaritë e natës të mjekëve amë, të cilët përsëri do të aktivizohen në rast së rritjes së numrit të infektuarëve të rinj.

Komisioni edhe në të ardhmen vazhdon me kujdes ta përcjellë gjendjen e gripit në vend, veçanërisht pas paralajmërimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për valë të dytë të mundshme të numrit të rritur të infektuarëve dhe e rekomandon vaksinën si masë më të mirë për parandalimin nga zgjerimi i mëtutjeshëm i gripit të ri, kumtoi Ministria e Shëndetësisë

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *