Home / Sport / Huntelar, “çelësi” që hap derën e Dzekos te Milani

Huntelar, “çelësi” që hap derën e Dzekos te Milani

Shuma prej 40 milion eurosh që Volfsburgu kërkon në shkëmbim të Edin Dzekos, mund të ulet duke futur në bisedime sulmuesin hollandez, Huntelar.

Në një takim të mërkurën në mbrëmje, Adriano Galiani, Ariedo Braida dhe Diter Hënes, menaxheri i përgjithshëm i kampionëve të Bundesligës, kanë diskutuar mbi transferimin e bomberit ballkanas në “San Siro”. Ky operacion ka mbetur pezull që gjatë merkatos së verës.

Vetë sulmuesi e ka shprehur publikisht dëshirën për të veshur fanellën kuqezi, por problemet që dalin kanë të bëjnë së pari me koston e kartonit, që nuk mund të përballohet dot nga klubi italian dhe konkurrenca e Çelsit. Prandaj, për të ulur çmimin e lojtarit, Milani po mendon të fusë si pjesë të operacionit sulmuesin hollandez, Huntelar.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *