Home / Sport / Huntelar: Dua të iki përkohësisht nga Milani

Huntelar: Dua të iki përkohësisht nga Milani

Sulmuesi holandez Klas-Jan Huntelar i ka lëshuar një mesazh të qartë Milanit: “Dua të largohem në formë huazimi, dhe më pas të kthehem sërish”.

Talenti i kombëtares holandeze kërkon të mos e humbë në asnjë mënyrë Botërorin e Afrikës së Jugut, dhe për këtë i duhet të aktivizohet më tepër me ekipin e tij.

“Po mendoj të largohem përkohësisht nga Milani, – deklaron Huntelar për të përditshmen holandeze ‘Telegraf’. – Kam luajtur pak, por më duhet të aktivizohem më shumë. Kam folur edhe me drejtuesit e klubit, të cilët më kanë shprehur besim”.

“Për mua është shumë e rëndësishme, pasi shumë herë trajneri i perfaqësueses ma ka bërë të qartë se duhet të aktivizohem vazhdimisht me ekipin tim për të mos humbur kombëtaren”, thekson Huntelar duke shtuar se preferenca e tij është të mbetet në ndonjë kampionat më të fortë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *