Home / Lajme / Maqedoni / Ideatori i ndarjes, kandidat për kryeredaktor të Enciklopedisë

Ideatori i ndarjes, kandidat për kryeredaktor të Enciklopedisë

18 janar-

Në rast se Efremov zgjedhet kryeredaktor i Enciklopedisë së re, atëherë sërish od të hapen dilemat nëse ASHAM do të mundet të përgatisë një enciklopedi të bazuar na fakte shkencore jashtë influencës së paragjykimeve etnike. Kjo për shkak se Efremov ishte kryetar i ASHAM në vitin 2001, në kohën kur ky institucion përkrahu projektin e kryeministrit të atëhershëm maqedonas Lupço Georgievski për ndarje të Maqedonisë dhe shkëmbim të popullatës.

Ish kryetari i Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe arteve Georgi Efremov deri tani është kandidati i vetëm për kryeredaktor të redaksisë që do ta përgatisë Enciklopedinë e re.

Efremov është propozuar për udhëheqës të ekipit të ri nga seksioni i Bilogjisë pranë ASHAM, konfirmoi për “Zhurnal”, udhëheqësi i seksionit leksikografik, Mitko Maxhunkov.

Deri tani llogaritej se me zgjedhjen për udhëheqës të seksionit leksikografik, Maxhunkov me automatizëm do të jetë edhe kryeredaktor i ri i Enciklopedisë. Mirëpo pas interpretimeve të fundit të rregullores së Akademisë, është vendosur që kandidati i ardhshëm të propozohet nga seksionet e veçanta.

Paraprakisht dy akademikët shqiptarë Alajdin Abazi dhe Ali Aliu janë pajtuar të jenë pjesë e redaksisë që do ta përgatitë Enciklopedinë e re, mirëpo në rast se Efremov zgjidhet kryeredaktor I ri, atëherë do të jetë në pikëpyetje edhe pjesmarrja e tyre në redaksinë e re.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *