Home / Sport / Ilion Lika pranë Vllaznisë

Ilion Lika pranë Vllaznisë

Pas aventurës në kampionatin rus me Terek Groznin, ish-portieri i Elbasanit dhe Dinamos duket se është gati të rikthehet në kampionatin shqiptar.

29-vjeçari që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Kombëtares, është pranë marrëveshjes me ekipin e Vllaznisë. Ai nuk u aktivizua asnjë minutë me skuadrën ruse gjatë vitit 2009 (kampionati rus përfundoi në fund të muajit nëntor).

Duke marrë parasysh edhe problemet që shkodranët kanë pasur në mbrojtjen e “katërkëndëshit” deri në këtë fazë të kampionatit, interesimi për Likën dhe afrimi i tij pranë ekipit kuqeblu duket një mundësi konkrete.

Deri tani Vllaznia ka provuar plot pesë portierë, por asnjëri nuk ka bindur trajnerin e ri të shkodranëve, Edi Martini. Vllaznia ka përfunduar pjesën e parë të fazës përgatitore në Malin e zi dhe fundjavën e ka kaluar në Shkodër. Sot nënkampionët e sezonit të kaluar do të nisen sërish për në Malin e Zi, ku do të rinisin një tjetër minifazë përgatitore.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *