Home / Sport / Inter-Milan, ‘o jetë o vdekje…’

Inter-Milan, ‘o jetë o vdekje…’

Inter-Milan, dy rivalë të përjetshëm dhe të një qytetit dhe që kanë së bashku një stadium, por me emra të ndryshëm.

Qysh nga e hëna e 18 janarit ka nisur matematika e derbit të madh në futboll që do të zhvillohet më 24 janar në mes Interit dhe Milanit. Dy skuadrat më të fuqishme italiane dhe që kanë emër në futbollin botëror. Inter-Milan, dy rivalë të përjetshëm dhe të një qytetit dhe që kanë së bashku një stadium, por me emra të ndryshëm. Interi kur luan vendas stadiumi quhet “Xhyzepe Meaca”, kurse Milani kur është mikpritës emri i stadiumit është “San Sito”. Interi ka një ndeshje më shumë dhe më 46 pikë kryeson tabelën, kurse Milani një ndeshje më pak, e mban pozitën e dytë me 40 pikë. Derbi i gjigantëve të mëdhenj pritet më padurim nga dashamirët e këtij sporti. Dy skuadra me emra të mëdha të futbollistëve dhe më ambicie të forta. Milani i vetëdijshëm për humbjen e vjeshtës me rezultat 4:0 nga Interi do të orvatet t’i revanshohet Interit. Kjo ndeshje që zhvillohet më 24 janar, me fillim në orën 20.45, pritet me padurim jo vetëm nga italianët, por nga të gjithë dashamirët e këtij sporti të popullarizuar. Pse është i rëndësishëm ky derbi? Në këtë takim do të sqarohen shumë gjëra. Këtu mund të vendoset madje fituesi i titullit në Serie A, gjithçka varet nga dy skuadrat e qytetit të Milanos. Samba e të ringjallurit Ronaldinho, që ka kapluar tërë skuadrën e Milanit, do të ketë të bëjë me elegancën e Sneijderit dhe shokët e tij. Pato përballë super-goditjes së super-Mario Balotellit. Këto janë duelet më vakante të kësaj supersfide. Ky derbi vendos kush është më i miri. Me një fjalë, nuk është vetëm Inter dhe Milan, por është dhe Sneijder dhe Ronaldinho dhe Balotelli dhe Pato. Çfarë mund të ndodhë të dielën? Mund të ndodhë një fitore e zorshme e Interit, apo një demolim i Milanit bërë ndaj Interit, ose ndonjë barazim pa gola, që është për ne epilogu më fatal, mirëpo rëndësia është aq e madhe sa që mund të thuash se kemi të bëjmë me një ndeshje o jetë o vdekje…Interi i përgatitur dhe i vëmendshëm, Milani në formë të lartë dhe i gatshëm të bëjë mrekullin. Vështirë për të dyja skuadrat dhe aq më vështirë do të jetë edhe për adhuruesit e këtyre skuadrave për faktin se të dyja e duan fitore. Interi assesi nuk duhet dështimi se në të kundërtën do sfidon vendin e parë. Barazimi në Bari 2:2 ia ka komplikuar mjaft shumë punë kampionit në fuqi, ndërsa Milani me fitoren që ka arritur në fushë të veten me shifrat 4:0 ndaj Siennës, gati sa ka fluturuar në qiell. Milani paralajmëron lojëra edhe më të mira dhe këtë e bazon në nismë shumë të fuqishme që ka pasur në fillim të kësaj pranvere. Interi i kujdesshëm, por kërkon trepikëshin që do të shmangej sa më larg në kreun e tabelës. Gjigantët e futbollit përgatiten në mënyrën më speciale secili në mënyrën e vet. E mira e të mirë është se secila skuadër e njohin njëri-tjetrin dhe aq më shumë edhe fushën ku do të luftojnë përgjatë 90 minutave për fitore, barazim, ose njëra nga to edhe do të humb super-sfidën.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *