Home / Sport / Inter, skuadra me e frikshme ne Europe

Inter, skuadra me e frikshme ne Europe

Interi shfaqet ne kete pjese te pare te sezonit si skuadra me e mire ne Europe, duke ia kaluar edhe Barcelones me te cilen u ndesh ne grup per ndeshjet e Champions League.

Skuadra e portugezit Mourinho imponohet me shifra te frikshme per kedo kundershtar, pasi eshte ne gare per te gjithe trofete e mundshem te sezonit, Champions, Serie A dhe Kupa e Italise.

Ne kater kampionatet kryesore te Europes, zikalterit jane skuadra me mbrojtjen, mesfushen dhe sulmin me te mire. 45 gola ne 21 ndeshje me nje mesatare 2.14 gola per ndeshje dhe 19 gola te pesuar ne mbrojtje. Nga ana tjeter, sulmuesi Diego Milito nuk po zhgenjen investimin, pasi ai kryeson renditjen e golashenuesve bashke me italianin Di Natale me nga 13 gola.

Por nese Interi ka Militon dhe Barcelona Messin me 15 gola, Chelsea eshte ne krize ne repartin ofensiv pasi sulmin me te mire ne Premier e ka Arsenali me 59 gola, ndersa Rooney le pas Drogba.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *