Home / Sport / Interi ia ka marrë zemrën Milanit

Interi ia ka marrë zemrën Milanit

Interi ka mposhtur me meritë në një ndeshje magjike Milanin me rezultatin 2-0 me gola te Militos dhe Pandevit, megjithëse me një lojtar më pak per 70 minuta. Sezar i pret penallti Ronaldinjos në minutat shtesë.

Që në minutën e dytë Shnaider godet shtyllën ndërsa në minutën e 10’ i përhershmi Princi Diego Milito kalon zikaltrit në avantazh. Milani gjen vështirësi të krijojë lojë, ndërsa zikaltrit zotërojnë fushën deri në minutën e 26’, kur holandezi Shnaider do të dalë me karton të kuq pasi ironizoi një vendim të arbitrit me duartrokitje.

Milani bëhet më aktiv duke përfituar edhe nga epërsia numerike por pa rezultat. Në pjesën e dytë Pandev godet shtyllën në minutën e 63’, ndërsa dy minuta më pas në të 65 maqedonasi shënon duke dyfishuar avantazhin zikaltër.

Por emocionet s’kanë të mbaruar, pasi në minutën e 91’ Lusio shkakton penallti pas një prekje me dorë duke marrë kartonin e dytë të verdhë dhe duke lënë zikaltrit me nëntë lojtarë. Por fati ishte i shkruar; Ronaldinjo hipnotizohet nga Hulio Sezar i icili pret penalltinë.

Interi fiton 2-0, me dy gola te sulmuesve, dy shtylla te goditura, me 2 futbollistë më pak, nje penallti te pritur, duke treguar se kush është lideri i vërtetë jo vetëm i Milanos, por edhe i Italisë. Tanimë Interi kryeson me nëntë pikë më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak.

Inter – Milan 2-0 (1-0)
Shënues: Milito 10’, Pandev 65’. {Hulio Sezar i pret penallti Ronaldinjos në minutën e 92’}

Inter: Sezar; Maikon, Lusio, Samuel, Santon; Zaneti, Kambiaso, Muntari (Kordoba 87’); Shnaider; Pandev (Mota 66’), Milito (Baloteli 81’). (Toldo, Materaci, Kuarezma, Arnautovic). Tr. Mourinjo
Milan: Dida; Abate, Favali, Tiago Silva, Antonini (Jankulovski 77’); Gatuzo (Sedord 46’), Pirlo, Ambrozini (Huntelar 80’), Bekam, Ronaldinjo, Borrielo. (Abiati, Kaladze, Flamini, Inzagi). Tr. Leonardo

Arbitër: Roki
Kartona të verdhë: Lusio, Bekam, Favali, Tiago Silva, Muntari, Pandev
Kartona të kuq: Shnaider 26’, Lusio 91’

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *