Home / Lajme / Maqedoni / Janë zbatuar 95 kontrolle – Ligji për mbrojtje nga duhani po respektohet

Janë zbatuar 95 kontrolle – Ligji për mbrojtje nga duhani po respektohet

4 janar-
Zbatimi i Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, filloi nga 1 janari, ndërsa me të tërësisht ndalohet pirja e duhanit nëpër kafene, bare të natës, kafe-baere, disko-klube…, po përveç se në hapësira të mbyllura cigarja nuk guxon të ndizet edhe në ballkone, banaqe dhe në veranda, gjegjësisht çdo kund ku shërbehet ushqim dhe pije.

Ligji për mbrojtje nga duhani po respektohet, tregojnë kontrollet e deritanishme të Inspektoratit shtetëror tregtar. Nga 95 kontrollet e bëra nëpër objektet hotelierike inspektorët shtetërorë të tregut nuk kanë vërejtur shkelje të ligjit.

Përveç se në Shkup në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në Qendër të qytetit dhe në rrugën “Maqedonia”, inspektorët kanë qenë edhe në Strumicë, Shtip, Veles, Kavadar dhe Negotinë dhe në asnjë rast nuk kanë konstatuar mosrespektim të Ligjit.

Inspektorët shtetërorë të tregut paralajmërojnë se do të vazhdojnë me mbikëqyrjen e rregullt të objekteve hotelierike.

Zbatimi i Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, filloi nga 1 janari, ndërsa me të tërësisht ndalohet pirja e duhanit nëpër kafene, bare të natës, kafe-baere, disko-klube…, po përveç se në hapësira të mbyllura cigarja nuk guxon të ndizet edhe në ballkone, banaqe dhe në veranda, gjegjësisht çdo kund ku shërbehet ushqim dhe pije.

Pirja e duhanit nuk është ndaluar vetëm në shtëpitë e njerëzve, në hapësirë të hapur dhe në sipërfaqe publike derisa nuk mbahen gara sportive, manifestime kulturore dhe argëtuese si dhe ngjarje të tjera publike. Atëherë duhanpirësit do të duhet të përmbahen dhe cigare të ndezin pas përfundimit të manifestimit apo tubimit.

Duhanpirësit për mosrespektimin e Ligjit do të paguajnë nga 150 deri në 300 euro, ndërsa gjobat për mosrespektim nga hotelierët dhe firmat janë nga 2.500 deri në 4.500 euro, ndërsa për personat përgjegjës është prej 100 deri në 300 euro. Sipas Ligjit për veprimtari hotelierike, është paraparë edhe mbyllja e objektit me kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *