Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska nuk pranon epitetin e “shtetit policor”

Jankulloska nuk pranon epitetin e “shtetit policor”

Shkup, 3 janar –
“Fakt është se me situatën e ndryshuar sistemi i qëndrueshëm u tregua si i pamjaftueshëm, ashtu që e ftuam firmën ‘Giseke dhe Devrient’ me të cilën është kontraktuar marrëveshje 10 vjeçare të propozojnë vendim.

Ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulloska, lidhur me akuzat të cilat paraqiteshin për militarizimin e vendit, ka thënë se modernizimin e policisë e sheh si sigurim të kushteve për zbatim më efikas të ligjeve. ”Sulmet opozitare për krijimin e gjoja ‘shtetit policor’ i kuptoj thjeshtë si recidiv të sistemit të vjetër dhe mosnjohje të rrjedhave moderne në luftën kundër krimit”, ka thënë Jankulloska në një intervistë për agjencinë MIA.

Ajo ka garantuar zero tolerancë dhe luftë akoma më të ashpër, pakompromis dhe të paselektuar kundër krimit të organizuar edhe gjatë këtij viti.

Sipas saj, Implementimi i tërësishëm i Ligjit të ri për punë të brendshme do të jetë në fokusin e interesit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në vitin 2010.

“Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet konceptit të ri i cili për herë të parë u vendos me këtë ligj, e ai është sistemi i karrierës”.

Pas heqjes së të vizave dhe nevojës për dhënien e pasaportave biometrike, u krijuan radhë të gjata në sportelet e MPB-së për ndryshimin e dokumenteve personale, ndërsa për këtë çështje Jankulloska sqaron se një pjesë e madhe e vështirësive janë shkaktuar edhe nga karakteristikat teknike dhe kapaciteti i sistemit.

“Fakt është se me situatën e ndryshuar sistemi i qëndrueshëm u tregua si i pamjaftueshëm, ashtu që e ftuam firmën ‘Giseke dhe Devrient’ me të cilën është kontraktuar marrëveshje 10 vjeçare të propozojnë vendim.

Propozimin e presim deri në fund të janarit dhe nëse është i pranueshëm menjëherë do të qasemi nga zgjerimi i kapaciteteve. E pyetur nëse MPB-ja është mjaft transparente në punën e vet dhe si i sheh sulmet e shpeshta mbi gazetarët, ministrja Jankulloska ka thënë se e dënon secilin presion mbi gazetarinë e pavarur.

“Askush nuk është i pagabueshëm. As ne, as mediat.

Megjithatë duhet të ketë dobësi dhe kur do të konstatohet gabimi pason falje dhe korrektësi. Vetëm kështu ndërtohet partneriteti dhe besimi”, ka thënë ministrja e Punëve të Brendshme. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *