Home / Lajme / Rajon / Josipoviq: Marrëdhënie edhe më të mira me Shqipërinë dhe Kosovën

Josipoviq: Marrëdhënie edhe më të mira me Shqipërinë dhe Kosovën

16 janar-
“Do të dëshiroja me Shqipërinë marrëdhëniet të jenë edhe më të mira. Ne kemi miqësi, histori të përbashkët dhe det të përbashkët dhe jemi afër në aspektin gjeografik”, tha Josipoviq në intervistë për televizionin shqiptar “Top Chanel”.

Urim Hasipi
Presidenti i ri i Kroacisë, Ivo Josipoviq deklaroi se Shqipërinë dhe Kosovën i vlerëson si partnerë, me të cilët marrëdhëniet janë shumë të mira dhe theksoi se angazhohet edhe për zhvillim të marrëdhënieve me Serbinë, edhe pse Zagrebi e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Do të dëshiroja me Shqipërinë marrëdhëniet të jenë edhe më të mira. Ne kemi miqësi, histori të përbashkët dhe det të përbashkët dhe jemi afër në aspektin gjeografik”, tha Josipoviq në intervistë për televizionin shqiptar “Top Chanel”.

Ai theksoi se pret bashkëpunim të mirë edhe mes Kroacisë dhe Kosovës.

“Me Serbinë kemi shumë çështje të hapura, ndërsa me Kosovën nuk kemi asnjë çështje të pazgjidhur… Ne do të ndërtojmë marrëdhënie specifike me Serbinë, por edhe me Kosovën”, shtoi Josipoviq.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *