Home / Lajme / Maqedoni / Kaçaniku do te evidentohet qytet i Koosves, jo i Sërbisë

Kaçaniku do te evidentohet qytet i Koosves, jo i Sërbisë

22 janar
Në rast se edhe më tej përsëriten këto gabime, atëherë Qeveria do të kërkojë përgjegjësi ndaj udhëheqësve të institucioneve”, thotë zëdhënësi i Qeverisë Shefik Duraku. Dukuria e evidentimit të vendbanimeve kosovare si vendbanime serbe posacërisht është prezente në dokumentet personale që jepen nga Ministria për Punë të Brendshme për qytetarët e Maqedonisë që kanë lindur në Kosovë, si dhe në entin Shtetëror për Statistikë.

Së shpejti pritet të ndërpritet praktika që qytetarët e Maqedonisë të cilët kanë lindur në Kosovë të evidentohen si qytetarë të lindur në Serbi.

Qeveria e Maqedonisë në të ardhmen do të marrë masa disiplinore ndaj institucioneve shtetërore të cilat qytetet dhe fshatrat kosovare do t’i evidentojnë si vendbanime që i takojnë Serbisë.

Me një letër të posaçme Ministria e Punëve të jashtme ka filluar t’i rikutjojë zyrtarisht institucionet se Maqedonia e ka njohu pavarësinë e Kosovës, dhe ky fakt duhet të merret parasysh edhe gjatë përgatitjes së dokumenteve zyrtare nga institucionet e ndryshme. Zëdhënësi i Qeverisë Shefik Duraku thotë se 15 ditë pas dërgimit të kësaj letre deri te institucionet shtetërore, Qeveria e Maqedonisë do të ndërmarrë masa disiplinore kundër instititucioneve të cilat edhe më tej do ta përsërisin këtë gabim.

“Qeveria e ka dërguar këtë letër si paralajmërim të fundit.

Në rast se edhe më tej përsëriten këto gabime, atëherë Qeveria do të kërkojë përgjegjësi ndaj udhëheqësve të institucioneve”, thotë zëdhënësi i Qeverisë Shefik Duraku. Dukuria e evidentimit të vendbanimeve kosovare si vendbanime serbe posacërisht është prezente në dokumentet personale që jepen nga Ministria për Punë të Brendshme për qytetarët e Maqedonisë që kanë lindur në Kosovë, si dhe në entin Shtetëror për Statistikë.

Për këtë arsye MPB është ministria e parë të cilës Ministria e Punëve të Jashtme i është drejtuar me letër zyrtare që ta ndërpresë këtë praktikë.

“Mund të konfirmoj se të enjten Ministria e Punëve të Jashtme e ka adresuar këtë letër deri te MPB-ja dhe Enti Shtetëror i Statistikave, si dy institucione u më së shpeshti vërehet evidentimi i vendbanimeve të Kosovës, dhe Kosovës në përgjithësi në kuadër të Serbisë dhe jemi të bindur se gabime të këtilla në të ardhmen nuk do të përsëriten”, deklaroi Duraku.

Maqedonia në tetor të vitit të kaluar e njohu pavarësinë e Kosovës, kurse tetë muajë më vonë vendosi edhe marrëdhënie diplomatike.

Mirëpo shumë institucione shtetërore në Maqedoni kanë vazhduar t’i evidentojnë vendbanimet kosovare si vendbanime në Serbi, e madje edhe Kosovën si pjesë të Serbisë, praktikë që Qeveria pretendon se do ta ndërpresë definitivisht. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *