Home / Lajme / Maqedoni / Kalaja:Debatojne per luften ata qe se kane luften!

Kalaja:Debatojne per luften ata qe se kane luften!

21 janar-
Fondacioni Shoqëri e Hapur ftoi shumë personalitete e shoqata joqeveritare, por nuk e pa të udhës të ftojë përfaqësuesit e shoqatës sonë, të cilët janë protagonistët e drejtpërdrejt të konfliktit të vitit 2001 dhe dijmë të bëjnë vlerësimin e saktë se çfarë ndodhi në 2001. Por me këtë reagojmë fuqimisht për injorimin e bërë të shoqatës tonë që mbron interesat e ish-luftëtarëve të UÇK-së, familjeve të tyre dhe invalidëve të luftës”, ka theksuar zëdhënësja e SHVL të UÇK-së “Kalaja”, Teuta Kamberi-Llalla.

Debatojnë edhe ata që s`kanë pasur lidhje me konfliktin e vitit 2001, ndërsa iritohet pjesëmarrësit dhe protagonistët e drejtpërdrejt. Ky ka qenë reagimi i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së “Kalaja” kundër Fondacionit Shoqëri e Hapur për mosftesën për pjesëmarrje në tryezën e rrumbullakët me temë ‘Heqja e miteve të vitit 2001”.

“Pasi në këtë debat të hapur ku u diskutua rreth luftës së 2001 nuk u ftuan njerëzit e vërtetë që e nisën dhe arritën të ndërtojnë paqen e asaj lufte. Fondacioni Shoqëri e Hapur ftoi shumë personalitete e shoqata joqeveritare, por nuk e pa të udhës të ftojë përfaqësuesit e shoqatës sonë, të cilët janë protagonistët e drejtpërdrejt të konfliktit të vitit 2001 dhe dijmë të bëjnë vlerësimin e saktë se çfarë ndodhi në 2001. Por me këtë reagojmë fuqimisht për injorimin e bërë të shoqatës tonë që mbron interesat e ish-luftëtarëve të UÇK-së, familjeve të tyre dhe invalidëve të luftës”, ka theksuar zëdhënësja e SHVL të UÇK-së “Kalaja”, Teuta Kamberi-Llalla.

Sipas saj, shoqata e tyre ka numrin e regjistrit që vepron si shoqatë zyrtare, adresën dhe aktivitetet e saja për mbrojtjen e vlerave të luftës së vitit 2001 si dhe jep kontribut të çmueshëm për ndërtimin e paqes në Maqedoni. “Aty u ftuan të gjithë drejtuesit e operacioneve policore dhe ushtarake maqedonase dhe mungonin pjesëmarrësit e denjë të UÇK-së”, ka theksuar shoqata “Kalaja”. (

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *