Home / Lajme / Maqedoni / Kalime të reja nga DR në PDSH

Kalime të reja nga DR në PDSH

8 janar-
“Ky hap i tyre vjen si rezultat i platformës politike apo Marrëveshjes politike të cilën e ka propozuar PDSH-ja, si e vetmja alternativë e shqiptarëve në Maqedoni”, tha zedhenesja e PDSH-se Rudina Shaqiri.

Partia Demokratike Shqiptare në një konferencë për media bëri të ditur se këto ditë ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në Degën e Haraqinës ku është zgjedhur kryesia e Degës.

Sipas PDSH-së, e tërë struktura e grupacionit joformal të Imer Selmanit, zyrtarisht kaluan në radhët e Partisë Demokratike Shqiptare.

“Ky hap i tyre vjen si rezultat i platformës politike apo Marrëveshjes politike të cilën e ka propozuar PDSH-ja, si e vetmja alternativë e shqiptarëve në Maqedoni”, tha zedhenesja e PDSH-se Rudina Shaqiri.

Nga kjo parti bëjnë të ditur se personat të cilët kanë kaluar në rradhët e PDSH-së janë: Bekim Alimi –Kryesues i Këshillit të Komunës së Haraqinës, Zekë Emini – ish kryetar nëndege i grupacionit të Imer Selmanit, Qerim Beqiri – Sekretar i Degës dhe anëtar i Kryesisë Qendrore, Rexhep Jakupi – nënkryetar i nëndegës dhe shumë të tjerë.

“Këto kalime trasojnë edhe më shumë rrugën e drejtë të Partisë Demokratike Shqiptare dhe i japin fund grupacionit të Imer Selmanit në Haraqinë. Partia Demokratike Shqiptare e përshëndet këtë veprim të këtyre personave dhe fton të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike që të rreshtohen pas “Marrëveshjes politike” që e propozon PDSH-ja dhe lideri i saj z. Menduh Thaçi”, tha Rudina Shaqiri në konferëncën me gazetare sot ne Tetove.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *