Home / Lajme / Maqedoni / Këndi Amerikan sihariq për Tetovën

Këndi Amerikan sihariq për Tetovën

17 janar-
Ditën e martë më 19 janar, dy vjetori I këtij këndi do të shënohet me një manifestim solemn, ku është paraparë që ambasadori Filip Riker të mbajë një fjalim dhe të ndajë çertifikata për njerëzit të cilët kanë dhënë kontribut në zhvillimin dhe përmbushjen e misionit të Këndit Amerikan në Tetovë, si dhe për anëtarët më të dalluar është paraparë që të ndahen mirënjohje”, tha , koordinatori Gëzim Sulejmani.

Urim Hasipi
Pikërisht para dy vitesh në qytetin e Tetovës u hap Këndi Amerikan në Tetovë, që ishte një dritare e re për vetë qytetarët për t`u njohur me kulturën amerikane.

Pas dy vitesh ky kënd numëron 1800 anëtarë të rregullt. Këndi Amerikan në Tetovë,si edhe dy këndet tjera në Maqedoni, mundëson anëtarësim falas dhe informata publike në përgjithësi rreth Shteteve të Bashkuara të Amerikëës përmes librave, revistave, CD dhe DVD, publikimeve speciale dhe qasjes falas në Internet për hulumtime”.

Gjatë funksionimit dy vjeçar në Këndin Amerikan në Tetovë kanë ardhur më shumë se 60 mysafirë special për të mbajtur ligjërata për qytetarët e Tetovës dhe Gostivarit me tema të ndryshme.Ky kënd, është një urë miqësie mes SHBA-së dhe popullit shqiptar dhe bashkësive tjera etnike që jetojnë në këtë rajon.

Ditën e martë më 19 janar, dy vjetori I këtij këndi do të shënohet me një manifestim solemn, ku është paraparë që ambasadori Filip Riker të mbajë një fjalim dhe të ndajë çertifikata për njerëzit të cilët kanë dhënë kontribut në zhvillimin dhe përmbushjen e misionit të Këndit Amerikan në Tetovë, si dhe për anëtarët më të dalluar është paraparë që të ndahen mirënjohje”, tha , koordinatori Gëzim Sulejmani.

Gjatë shënimit të përvjetorit të dytë, është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve nga pushteti qendror, pushteti local, sektori joqeveritar etj.

Përveç literaturës në gjuhën angleze në këndin amerikan në Tetovë janë prezantuar edhe shumë programe, të cilët mundësojnë që nxënësit më të dalluar, studentët, posdiplomikët të ndjekin mësimet edhe në SHBA dhe e kundërta, thotë Sulejmani.

Në këtë kënd poashtu janë shënuar edhe shumë festa tradicionale që shënohen në SHBA, por nuk janë lënë anash edhe festat e shqiptarëve.Këndi Amerikan në Tetovë është një bashkëpunim dhe partneritet në mes të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, Komunës së Tetovës, Pallatit të Kulturës dhe OJQ Aurora.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *