Home / Sport / Kofler fitues i “Katër kërcimoreve”

Kofler fitues i “Katër kërcimoreve”

Austriaku, Andreas Kofler është fitues i turneut tradicional të kërcimeve me ski “Katër kërcimoret” që të mërkurën përfundoi me garën e katërt në Bishofsofen të Austrisë.

Ai nuk e fitoi garën e katërt por pati rezultat më të mirë se përcjellësit më të afërt duke ruajtur kështu përparësinë e krijuar në tri garat paraprake.
Fitore arriti Tomas Morgenshten i cili arriti gjatësitë prej 133 dhe 136 metra. Në vendin e dytë u rendit finlandezi, Jane Ahonen (134 dhe 133.5 metra) me vetëm 0.7 pikë më pak se fituesi, derisa vendin i tretë i takoi të parit pas serisë së parë zviceranit, Simon Aman ((136 dhe 131.5 metra) i cili me 60 pikë të reja sërish kalon në krye të renditjes së përgjithshme.
Me 1027 pikë, Kofler triumfoi në edicionin e 58-të me radhë të “Katër kërkimoreve” duke lënë prapa Jane Ahonenin me 1013.9 pikë dhe bashkëkombësin e tij, Volfgang Lojcël me 1011.6 pikë.

Plasmani i “Katër kërcimoreve”

1. Kofler 1.027,2
2. Ahonen 1.013,9
3. Loitzl 1.011,6
4. Schlierenzauer 1.011,1
5. Ammann 1.008,3

Plasmani në Kupën botërore

1. Simon Ammann (Zvi) 669 pikë
2. Gregor Schlierenzauer (Aut) 651
3. Andreas Kofler (Aut) 521
4. Thomas Morgenstern (Aut) 440
5. Wolfgang Loitzl (Aut) 411

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *