Home / Lajme / Maqedoni / Kolegj Vilson edhe në Tetovë

Kolegj Vilson edhe në Tetovë

29 janar-
Ky kolegj bart mesazhin e njërit prej presidentëve më të mëdhenj të SHBA-së Ëodro Vilson, I cili thoshte se kombit e vegjël nuk dallojnë nga kombet e mëdha dhe ata duhet të jenë të barabartë.Kam shpresë se motoja e këtij kolgeji Dritë dhe Ardhmëri do të bëjë që ky kolegj të jetë një universitet I cili do të sjellë ide dhe zhvillim”, tha Çejku

Urim Hasipi
Kolegji Vilson filloi të ndërtohet edhe në Tetovë, konkretisht në komunën e Bërvenicës në dalje të qytetit të Tetovës.Në një ceremoni solemne është shënuar fillimi I punëve të këtij kolegji amerikan I cili me shumë sukses që dhjetë vjet funksionon edhe në Shqipëri.

Adrian Masha, drejtori I Bordit të Kolegjit Vilson në Shqipëri dhe drejtor I kolegjit në Maqedoni, tha para të pranishmëve se kemi kënaqësi që sot Maqedoninë të vendosim në hartën e dhjetëra Kolegjeve Vilson në mbarë botën.

”Këta kolegje promovojnë vizionet të njërit prej kryetarëve më të mëdhenj të SHBA-së dhe themeluesit të shkollës sonë Wudro Vilson.

Bashkëpuntorëve tonë në Maqedoni u dëshiroj shumë sukses dhe fat në misionin e tyre që të ofrojnë arsim cilësor amerikan për fëmijët e këtij vendi”, tha Masha.

Të pranishmit I përshëndeti edhe ambasadori I Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku I cili theksoi se ky kolegj ka arritur që të sjellë arsim cilësor në Shqipëri dhe kam shpresë se kjo traditë do të vazhdojë edhe në Maqedoni.

”Ky kolegj bart mesazhin e njërit prej presidentëve më të mëdhenj të SHBA-së Wodro Vilson, I cili thoshte se kombit e vegjël nuk dallojnë nga kombet e mëdha dhe ata duhet të jenë të barabartë.Kam shpresë se motoja e këtij kolgeji Dritë dhe Ardhmëri do të bëjë që ky kolegj të jetë një universitet I cili do të sjellë ide dhe zhvillim”, tha Çejku.

Fjalim para të pranishmëve mbajti edhe përfaqësuesi I ambasadës së SHBA-së në Maqedoni John Surface I cili uroi këtë project madhështor për qytetarët e Maqedonisë.Ndërsa kryetari I komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti tha se komuna që drejton ai ka nderin që të ketë nën ombrellën e saj një kolegj dhe për këtë komuna ka ofruar tërë potencialin e vet për këtë investim.

Në ceremoninë e sotme kanë marrë pjesë, ambasadori I Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku, kryetari I komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti, përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, nga pushteti lokal dhe ai qendror.

Ky kolegj mundëson shkollim nga ana parashkollëorët deri në posdiplomike.Vilson Kolegji në Maqedoni do të ketë një kapacitet prej 999 nxënësve, do të jenë të hapura 150 vende akademike dhe administrative.

Përveç kësaj performance ky kolegj do të ketë edhe një sallë të madhe, amfiteatër dhe hapësira tjera të nevojshme për një kolegj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *