Home / Sport / Kolina, gjyqtari më i mirë në historinë e futbollit

Kolina, gjyqtari më i mirë në historinë e futbollit

Pierluixhi Kolina është shpallur gjyqtari më i mirë i historisë së futbollit nga Instituti i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Kolina, që aktualisht mban postin e kreut të shoqatës italiane të gjyqtarëve, ka grumbulluar gjithsej 86 pikë, duke lënë në vendin e dytë gjermanin Markus Merk me 20 pikë më pak. Kurse në vendin e tretë është renditur gjyqtari danez Peter Mikelsen.

50-vjeçari ka pasur një karrierë të shkëlqyer, duke u shpallur “xhaketa e zezë” më e mirë për disa vite rresht. Ai ka drejtuar finalen e Kupës së Botës 2002 mes Brazilit dhe Gjermanisë, finalen e Ligës së Kampionëve midis Bajernit të Mynihut dhe Mançester Junajtid në vitin 1999 si dhe atë të vitit 2004 mes Portos dhe Monakos.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *