Home / Lajme / Maqedoni / Komisioni anketues sugjeron të vazhdojë hetimi për vdekjen e presidentit Boris Trajkovski

Komisioni anketues sugjeron të vazhdojë hetimi për vdekjen e presidentit Boris Trajkovski

11 janar-
Ngritje të sërishme të hetimit kërkoi edhe eurodeputeti zviceran Andreas Gros, mik personal i presidentit të vdekur tragjikisht. Pikërisht me sugjerim të tij, ndërsa me qëllim që të konfirmohen rrethanat nën të cilat vdiq Trajkovski, është formuar edhe Komision kuvendor anketues në të cilin marrin pjesë deputetë nga partitë më të mëdha parlamentare.

Urim Hasipi
Komisioni anketues për konfirmim të rrethanave për vdekjen e presidentit të të Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski sot e miratoi Raportin e përgatitur në bazë të konstatimeve të bëra nga ana e personave profesionistë lidhur me fatkeqësinë e aeroplanit afër Mostarit më 26 shkurt të vitit 2004.

Raporti që do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, siç kumtoi kryetari i Komisionit Oliver Shambevski, është miratuar me konsensus nga ana e anëtarëve të Komisionit, e cila debatonte me dyer të mbyllura.

Në përfundimet e Raportit, Komisioni i inkurajoi organet dhe institucionet kompetente të vazhdojnë me hetimin e filluar deri në zbulimin e tërësishëm të të gjitha rrethanave për vdekjen e presidentit Trajkovski.

Komisioni shfaq mbështetje për përpjekjet e Andreas Gros, deputet në Parlamentin e Konfederatës zvicerane dhe në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës në angazhimin e tij të deritanisHëm dhe të mëtejshëm rreth hetimit. Për këtë qëllim, siç thuhet në përfundimet, Komisioni anketues konsideron se Byroja e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës do të duhet ta shqyrtojë mundësinë për zgjerim dhe vazhdim edhe të mandatit të Andreas Grosit për përgatitje të raportit plotësues lidhur me gjoja vdekjen e dyshimtë të ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski, ndërsa i cili do t’u dedikohej autoriteteve, gjegjësisht pjesës së hetimit e cila do të zhvillohej në BeH, si dhe të forcave të KFOR-it.

Çështje më të mëdha, sipas Komisionit anketues, të cilat duhet në mënyrë plotësuese të hetohen janë palogjikshmëritë rreth gjetjes së të pjesëve nga aeroplani 26 orë pas fatkeqësisë. Pastaj, siç thekson, duhet të hetohen pohimet se pjesëtarët e policisë boshnjake dhe ekipit e shpëtimit janë penguar nga përfaqësues të KFOR-it të hynë deri në vendin e fatkeqësisë, pamundësia të merren në pyetje pjesëtarët e KFOR-it të cilët kanë qenë në kullën kontrolluese kur ka rënë aeroplani, mungesa e 18 sekondave nga biseda e inçizuar nga e ashtuquajtura kuti e zezë, jologjikshmëritë rreth shkallës së djegies së trupave, por në të njejtën kohë paprakshnëria e pjesëve lehtë të djegura nga rrobat, dokumentacionet e udhëtimit, shpejtësia me të cilën është kryer hetimi në Bosnjë dhe ngjashëm.

Aeroplani qeveritar “Kinger” me të cilin presidenti Trajkovski udhëtonte në Konferencën ndërkombëtare për investim në Bosnjë e Hercegovinë, më 26 shkurt të vitit 2004 u rrëzua në Matiq afër fshatit Huskoviqi në afërsi të Mostarit. Aeroplani duhej të aterojë në aeroportin e mostarit në orën tetë sipas kohës lokale. Pjesët janë gjetur 24 orë pas rrëzimit të aeroplanit.

Hetimin që e zhvilluan organet kompetente nga Maqedonia dhe Bosnja tregoi se arsye për rrëzimin janë lëshimet e ekuipazhit të bëra në procedurën për arifm në aerportin e Mostarit në kushte të gjendjes së komplikuar meteorologjike, mjegullës së dendur dhe vranësirave. Lëshimet kanë qenë në atë se ekuipazhi është tërhequr nga procedura për aterim, pasi paraprakisht e ka njoftuar kontrollin e fluturimit se e pranon procedurën dhe se kryen procedurë të plotë gjatë aterimit.

Ministria e Punëve të Brendshme kërkoi nga Prokuroria Publike të hapet hetim i sërishëm për fatkeqësinë që u refuzua me arsyetim se vendimi është marrë në bazë të analizës së kujdesshme, të vetëdijshme dhe gjithpërfshirëse të materialit të kompletuar të marrë dëshmues drejtpërdrejt pas rënies së aeroplanit dhe se nuk ka dëshmi të reja për përsëritje të hetimit.

Megjithatë, për MPB-në rasti nuk është i mbyllur deri sa ekziston edhe dyshim më i vogël sa i përket arsyeve për fatkeqësinë.

Ngritje të sërishme të hetimit kërkoi edhe eurodeputeti zviceran Andreas Gros, mik personal i presidentit të vdekur tragjikisht. Pikërisht me sugjerim të tij, ndërsa me qëllim që të konfirmohen rrethanat nën të cilat vdiq Trajkovski, është formuar edhe Komision kuvendor anketues në të cilin marrin pjesë deputetë nga partitë më të mëdha parlamentare.

Në fatkeqësinë, krahas Trajkovskit jetën e humbën Dimka Illkova-Boshkoviq, Risto Bllazhevski dhe Anita Krishan LLozanovska nga Kabineti i presidnetit, Mile Kërstevski nga Ministria e Punëve të Jashtme Boris Belinov dhe Ace Bozhinovski anëtarë të sigurimit dhe pilotët Marko Markovski dhe Branko Ivanovski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *