Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetoves perkrah protesten neser ne qender

Komuna e Tetoves perkrah protesten neser ne qender

8 janar-
Në këtë drejtim komuna e Tetovës e përkrah iniciativën e grupit joformal të qytetarëve, të cilët nesër (e Shtune) do të protestojnë në sheshin “Iliria” me fillim në ora 14:00.

Të premten zëdhënësi i komunës së Tetovës, Flakran Pustina ka mbajtur një konferencë me gazetarë përmes së cilës ka kumtuar angazhimin e plotë të komunës së Tetovës për zgjidhjen e shpejtë të problemit të demonisë së egër të krijuar në Tetovë.

“Problemi me deponinë e egër në Tetovë u krijua pas vendimit të këshillit të komunës së Gostivarit për ndalimin e bartjes së mbeturinave nga komuna e Tetovës për në deponinë regjionale “Rusino”. “Rusino” ishte caktuar si deponi regjionale nga ana e Ministrisë së Mjedisit Jetësor, ndërsa bartja e mbeturinave në këtë deponi, funksionoi deri në momentin kur Këshilli i komunës së Gostivarit mori vendimin e njëanshëm për ndalimin e bartjes së mbeturinave për në deponinë Rusino” tha Pustina.

Sipas tij, ky Vendim i Këshillit të komunës së Gostivarit është një vendim arbitrar, i cili nuk mbështetet në Ligjin për pushtet lokal, nga se komunat nuk mund të sjellin vendime me të cilat tangohet interesi regjional. Me këtë vendim është pamundësuar edhe komunave të tjera të Tetovës dhe Gostivarit të deponojnë mbeturinat në “Rusino”. Me këtë vendim gjithë regjioni i Pollogut mbetet pa deponi.

Sipas zëdhënësit Pustina, ky vendim i njëanshëm krijoi një situatë të vështirë për komunën e Tetovës, nga se pa fajin e saj, problem i mbeturinave u bart në komunën tonë.

Dëshirojmë ta informojmë opinionin publik se komuna Tetovës në vazhdimësi po punon për zgjidhjen e këtij problem akut. Në bazë të obligimeve të marra nga Këshilli regjional i komunave të Pollogut, komuna e Tetovës punon në deponinë “Rusino”, mirëpo për shkak të kushteve klimatike, të reshjeve të borës dhe shiut, makineria e angazhuar nuk mund të punoj me kapacitet të plotë.

Në momentin kur do të krijohen kushtet e përshtatshme, operativa do të vazhdojë t’i kryej punët e veta me intensitet të përshpejtuar.

Njëkohësisht e njoftomë opinionin se komuna e Tetovës ka kërkuar që t’i mundësohet bartja e mbeturinave në deponinë “Drislla” dhe deri në ditën e sotme nuk kemi leje nga ana e kësaj ndërmarrje publike e Shkupit që të bëjmë bartjen në këtë deponi.

Duke pasur parasysh këtë situatë të krijuar, Komuna e Tetovës, do të përkrah iniciativat e qytetarëve , shoqatave dhe gjithë faktorëve tjerë, të cilët mund të kontribuojnë seriozisht për alarmimin e institucioneve përkatëse, siç janë Ministria e Ekologjisë dhe Qeveria e Maqedonisë, për gjetjen e zgjidhjes sa më të shpejtë për këtë problem që e atakon me muaj qytetin e Tetovës.

Në këtë drejtim komuna e Tetovës e përkrah iniciativën e grupit joformal të qytetarëve, të cilët nesër (e Shtune) do të protestojnë në sheshin “Iliria” me fillim në ora 14:00.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *