Home / Lajme / Maqedoni / Kontingjenti nga 149 paqëruajtës nga Maqedonia – rotacioni i tetë niset në misionin ISAF në Afganistan

Kontingjenti nga 149 paqëruajtës nga Maqedonia – rotacioni i tetë niset në misionin ISAF në Afganistan

Tetovë, 8 janar
Në rotacionin e tetë në misionin paqësor ISAF, në të cilin ARM-ja merr pjesë me çetë mekanizuese këmbësorike, në Afgnaistan do të nisen 149 pjesëtarë të BMK-së së dytë të cilët së bashku me përfaqësuesin më të vjetër kombëtar dhe dy oficerë shtabi do të jenë të sistemuar në komandën kryesore të ISAF-it në Kabul.

Kontingjenti i ARM-së në përbërje të brigadës së dytë të mekanizuar këmbësorike (BMK), sot në kazermën “Kuzman Josifovski – Pitu” në Tetovë në prani të presidentit të shtetit dhe Komandës supreme të forcave të armatosura, Gjorge Ivanov, u nisën në misionin paqësor ISAF në Afganistan.

Në rotacionin e tetë në misionin paqësor ISAF, në të cilin ARM-ja merr pjesë me çetë mekanizuese këmbësorike, në Afgnaistan do të nisen 149 pjesëtarë të BMK-së së dytë të cilët së bashku me përfaqësuesin më të vjetër kombëtar dhe dy oficerë shtabi do të jenë të sistemuar në komandën kryesore të ISAF-it në Kabul.

Presidenti Ivanov me këtë rast theksoi se paqëruajtësit nga Maqedonia janë në Afganistanë me detyrë t’i ndihmojnë qytetarëve që sa më lehtë të ndërtojnë ardhmëri demokratike dhe të lirë.

“Republika e Maqedonisë ka miratuar vendim për pjesëmarrje në mision në vendin e largët e vetëdijëshme për seriozitetin e saj. Por rreziqet e sotme qartë tregojnë se nuk ekziston vend i izoluar dhe i mbyllur. Maqedonia edhe vet ka qenë e nënshtruar në kërcënime dhe di ta çmojë mbrojtjen dhe sigurinë. Për këtë shkak kemi vendosur në këtë mision të japin kontribut të jashtëzakonshëm sipas forcës sonë reale dhe madhësisë”, tha Ivanov.

Ushtarët e Maqedonisë detyrat e veta i kryejnë në kuadër të kontingjentit të Armatës së Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesëtarët e Brigadës së dytë këmbësorike të Leopardët” gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, do të jenë të angazhuar për sigurimin e komandës kryesore të forcave të ISAF-it në Kabul. Krahas kësaj, paqëruajtësit e ARM-së në Kabul do të kyejnë edhe patrullime dhe sigurimin e bazës dhe objekteve të rëndësisë vitale për popullatën në Afganistan.

“Është nder dhe përgjegjësi e madhe për mua ta udhëheqi këtë përbërje e cila gjatë përgatitjeve ka arritur rezultate të larta në trajnimin dhe kryerjen e detyrave për përkrahjen e paqes. Kemi arritur rezultate për përpjekje dhe përkushtim të pjestarëve të kontingjentit për kryerjen e detyrave që dalin nga misioni i vendosur paqësor. Jemi të përgatitur të argumentojmë se pjesëtarët e kësaj njësie janë të barabartë me kolegët e tyre nga armatat tjera të cilat momentalisht janë në misionin ISAF”, tha komandanti i kontingjentit, majori Bllazho Nikollovski.

Në misionin paqësor ISAF në Afganistan, i udhëhequr nga NATO, armata e Maqedonisë merr pjesë nga qershori i vitit 2006. Pjesëtarët e ARM-së për kryerjet e deritanishme të detyrave nga komanda e ISAF-it kanë marrë vlerësime më të larta.

Në solemnitetin e sotëm në kazermën e Tetovës morën pjesë edhe shefi i Shtatmadhorisë të gjeneralit Mirosllav Stojanovski, zëvendësministrit të Mbrojtjes Emil Dimitriev, si dhe mysafirë tjerë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *