Home / Lajme / Rajon / KS seansë të posacme për Kosovën në 22 janar

KS seansë të posacme për Kosovën në 22 janar

7 janar-
Më 22 janar do të shqyrtohet raporti i rregullt i kreut të misionit të KB-së në Kosovë, Lamberto Zanier, një raport që është bërë traditë të jepet cdo tre muaj para ambasadorëve të vendeve të KS. Mbledhja e fundit kushtuar Kosovës u mbajt më 15 tetor.

Këshilli i Sigurimit do të shqyrtojë në një seancë të posacme situatën në Kosovë. Data për seancën është caktuar më 22 janar. Kina ka presidencën e radhës së KS për muajin janar. Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Xhang Jeshua tha se: “Kosova mbetet çështje e rëndësishme për Këshillin e Sigurimit”.

Më 22 janar do të shqyrtohet raporti i rregullt i kreut të misionit të KB-së në Kosovë, Lamberto Zanier, një raport që është bërë traditë të jepet cdo tre muaj para ambasadorëve të vendeve të KS. Mbledhja e fundit kushtuar Kosovës u mbajt më 15 tetor.

Në këto mbledhje Prishtina ka kërkuar vazhdimisht që roli i UNMIK në Kosovë të drejtuar nga Lamberto Zanier të marrë fund pasi është i panevojshëm. Ndërsa Kosova rendit arritjet si shtet i pavarur, Serbia e përdor këtë mbledhje të KS si tribunë për të bërë thirrje vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën të mos e marrin këtë hap.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *