Home / Lajme / Maqedoni / Kush është Pollati i “Luginës së Ujqve”

Kush është Pollati i “Luginës së Ujqve”

23 janar-
Producenti Osman Sinav vendosi që t`i jap një perspektivë të re serialit të tij të famshëm duke e pagëzuar si “Lugina e Ujqve- Terror”, me një rrëfim ku Pollat Alemndar dhe Ali Candan inflirtohen në rrjete terroriste separatiste kurde në Turqi. Por ky serial e pa dritën dhe transmetimin vetëm me një episod. Pikërisht transmetimi më 8 shkurt të vitit 2007 i episodit të parë shkaktoi reagimin e shpejt të Qeverisë turke. RTÜK (Radio dhe Televizioni i Këshillit të Lartë ) ndaloi dhe censuroi filmin, duke krijuar një polemikë në lidhje me censurën në Turqi.

Biografia dhe karriera e aktorit turk që pushtoi ekranet televizive

Kush është Pollati i “Luginës së Ujqve”

Nga Ardian Mehmeti

Serialet turke kanë pushtuar ekranet televizive në Maqedoni dhe rajon dhe koha e emetimit të tyre i gjen të gjitha grupmoshat para ekranit për të ndjekur ato. “Lugina e Ujqve” është një nga serialet më të ndjekura, ndërsa protagonisti i gjithë kësaj është aktori Necati Şaşmaz që luan rolin e aktorit kryesor Pollat Alemndar.

Por kush është Şaşmaz, njeriu që dështoi në profesionin e tij si i diplomuar për turizëm dhe menaxhim hotelerik dhe që arriti suksese tjera në sferën e sigurimeve.

Kush është aktori Necati Şaşmaz

Necati Şaşmaz është i lindur më 15 dhjetor 1971 në një fshat të quajtur Sivrice, në afërsi të qytetit Elazig në pjesën lindore të Turqisë. Ai rrjedhë nga një familje besnike e shtetit turk, familja e të cilëve mban pozicione të larta në organet e sigurisë të këtij rajoni dhe shquhet si tejet lojale ndaj pushteteve turke.

Jeta e tij e çon që të interesohet për fushën e turizmit dhe hotelerisë dhe për këtë shkak pas mbarimit të shkollimit në vendlindje ai fillon studimet në Fakultetin për Turizëm dhe Menaxhim Hotelerik në Stamboll, dhe një pjesë tjetër të fakultetit në Kanada. Pas përfundimit të jetës studentore ai transferohet në SHBA, ku atje ka jetuar plot gjashtë vjet, ndërsa punën që bënte ishte menaxhimi me hotele. Pas gjashtë viteve ai u kthye në vendlindje. Mirëpo edhe pse ishte kthyer ai prap synonte të kthehej në SHBA, dhe për këtë kishte rezervuar biletën kthyese më 11 shtator të vitit 2001, pikërisht në ditën e sulmeve të shtatorit në Kullat Binjake. Por kjo ngjarje i`a theu mendjen dhe ai përfundimisht braktisi idenë për të fluturuar për në SHBA dhe vendosi të vazhdojë punën e tij në Turqi. Ai menjëherë i`u përkushtua bizneseve dhe më në fund pas një periudhe të shkurtër arriti të hapë një Agjenci për Sigurime në Ankara, duke filluar hapat e para të suksesshme.

Kthesa dhe përkushtimi pas botës së filmit

Një takim i papritur me regjisorin e famshëm turk Osman Sinav ishte edhe kthesa që Sasmaz t`i futet botës së filmit. Në bisedë e sipër ata i hyjnë idesë së filmit të parapërgaditur nga regjisori Sinav, i cili pa hezitim i ofron Sasmazit rolin kryesor në filmin “Lugina e Ujqve”. Sasmaz nuk pranoi njëherë rolin duke kërkuar që të mendohej mirë për këtë ofertë, mirëpo pas një muaji ai ndrroi mendje duke pranuar ofertën e regjisorit Sinav. Xhirimet e para ishin të vështira për aktorin, mirëpo ai dalngadal filloi të mëkëmbet në botën e filmit dhe me përkushtim luante në rolin kryesor në serialin “Lugina e Ujqve” dhe në pjesën shtojcë të filmit “Lugina e Ujqve- Irak”.

Seriali i famshëm “Lugina e Ujqve” atij tërësisht i`a ndryshoi jetën, dhe nuk i kishte mbetur fare kohë për jetën e tij private. Aktori nënvizoi për mediet turke se filmi i ka ndryshuar jetën e tij, pasi që është i lidhur tejmase me të dhe gjithë kohën. “Mua vetëm në Anakara më thërrasin me emrin tim si Necati Şaşmaz, në vendet tjera të gjithë më thërrasin Pollat”, nënvizoi Sasmaz për “Star”. Pozita e këtij aktori të famshëm turk sot është shumë e shquar, duke marrë parasysh ai nuk ka arsim apo sfond në teatër dhe kinema.

Filmi me metrazh të gjatë “Lugina e Ujqëve Irak”

Filmi “Lugina e Ujqve – Irak” i njohur në origjinal si “Kurtlar Vadisi Irak” u realizua si një film me ekskluzivitet dhe ishte një nga filmat më të shtrenjtë të krijuar në historinë e kinematografisë turke.

Një pjesë e filmit u xhirua në Irakun Verior gjatë okupimit të Irakut dhe fillon me forcat e SHBA-ve me kapjen e njëmbëdhjetë ushtarëve të forcave speciale turke. Ka disa referenca për ngjarje të tjera aktuale dhe grupe të tilla si skandali i burgut “Abu Graib” dhe forcat e private të sigurisë (Blackwatern), por në këtë film u futën edhe personazhe imagjinare si komandanti mizor amerikan Sam William Marshall, një rol i luajtur nga aktori amerikan Billy Zane. Ky film theu edhe rekordet e fitimeve, pasi të ardhurat bruto nga shitja e biletave brenda një viti ishin 27,9 milion dollarë, 25,1 milion dollarë vetëm në Turqi dhe 2,8 milion dollarë në Evropë.

Seriali “Lugina e Ujqve” i famshëm edhe në Maqedoni

Xhirimet e para të serialit “Lugina e Ujqve” janë transmetuar për herë të parë më 15 janar të vitit 2003. Ai u krijua nga regjisori dhe producenti turk Osman Sinav, i njohur me serialet e realizuar. Seriali i “Lugina e Ujqve” u bë e famshme në saje të dy referencave të saj: në politikën e Turqisë dhe skenat e saja të veprimit, të cilat ishin roman për televizionin turk. Një episod i kësaj serie që përshkruhen agjentët izraelitë Mossadit për spiunazh brenda Turqisë dhe rrëmbimin e foshnjave turk u kritikua gjerësisht nga qeveria izraelite dhe mediat. Kjo ndikoi që të përkeqësohen marrëdhëniet midis dy vendeve, duke kulminuar me kërcënimin e Turqisë dhe në anën tjetër kundërpërgjigjen e ashpër nga Ankaraja kundër izraelitëve, që përfundoi me një pajtim të shpejtë.

Si ndaloi shteti turk serialin e ri “Kurtlar Vadisi Terör”

Producenti Osman Sinav vendosi që t`i jap një perspektivë të re serialit të tij të famshëm duke e pagëzuar si “Lugina e Ujqve- Terror”, me një rrëfim ku Pollat Alemndar dhe Ali Candan inflirtohen në rrjete terroriste separatiste kurde në Turqi. Por ky serial e pa dritën dhe transmetimin vetëm me një episod. Pikërisht transmetimi më 8 shkurt të vitit 2007 i episodit të parë shkaktoi reagimin e shpejt të Qeverisë turke. RTÜK (Radio dhe Televizioni i Këshillit të Lartë ) ndaloi dhe censuroi filmin, duke krijuar një polemikë në lidhje me censurën në Turqi. (INA)

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *