Home / Lajme / Maqedoni / Lehona nga Prilepi e cila vdiq, nuk ka qenë e infektuar me gripin e ri

Lehona nga Prilepi e cila vdiq, nuk ka qenë e infektuar me gripin e ri

4 janar-
Tetëmbëdhjetë vjeçarja Gjylymser Kamberova nga fshati Kanatlarc dje ishte hospitalizuar në spitalin e Prilepit në gjendje të rëndë shëndetësore, me ç’rast u konfirmua se foshnja është e vdekur. Kamberova e cila ishte shtatzënë në muajin e nëntë ka vdekur mbrëmë edhe krahas tentimeve të mjekëve për reanimacionin e saj.

Gruaja shtatzënë, e cila vdiq dje në Prilep nuk ka qenë e infektuar nga gripi i ri i tipit A (H1N1), deklaroi ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani.

“Rezultati është negativ në raport me gripin e ri. Gruaja me probleme të rënda shëndetësore është paraqitur vonë në mjek. Duhet të bëhen konsultime shtesë me mjekun amë që të konfirmohet se a ka pasur ndonjë lëshim”, tha Osmani duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas prezentimit të projektit për pagesën e spitaleve sipas suksesshmërisë.

Ai dërgoi apel që grupet e rrezikuara, në të cilat hynë edhe gratë shtatzëna, në këtë periudhë, pavarësisht nëse është e lidhur me gripin, të paraqiten me kohë në mjek.

Tetëmbëdhjetë vjeçarja Gjylymser Kamberova nga fshati Kanatlarc dje ishte hospitalizuar në spitalin e Prilepit në gjendje të rëndë shëndetësore, me ç’rast u konfirmua se foshnja është e vdekur. Kamberova e cila ishte shtatzënë në muajin e nëntë ka vdekur mbrëmë edhe krahas tentimeve të mjekëve për reanimacionin e saj.

Ministri Osmani lidhur me atë se çka do të ndodhë me 80.000 vaksinat kundër gripit të ri, të cilat janë furnizuar, u përgjigj se qytetarët do të vaksionohen edhe në periudhën e ardhshme.

“Sezoni i gripit zgjat deri në prill. Deri tani janë vaksinuar 20.000 qytetarë, ndërsa janë sëmurë mbi 20.000”, shtoi Osmani.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *