Home / Sport / Lejkersat, ekipi i parë në NBA me 3000 fitore

Lejkersat, ekipi i parë në NBA me 3000 fitore

Në Ligën e NBA-së natën e kaluar u zhvilluan 11 takime me derbin e mbrëmjes Dallas – LA Lejkersi, që e fituan mysafirët me rezultat 95:100. Lejkersi me fitore në “American Airlines Center” bëhen ekipi i parë në NBA që kanë shënuar 3000 fitore.

Në këtë takim, Novicki me 30 pikë kaloi shifrën prej 20.000 pikëve të shënuara që para tij e kanë arritur edhe 33 basketbollistë tjerë, por asnjë nga kontinenti i vjetër. Këtë sezon edhe Rej Allen i Boistonit tejkaloi shifrën prej 20 pikëve. Lejkersi me fitore në “American Airlines Center” bëhen ekipi i parë në NBA që kanë shënuar 3000 fitore.

Ndeshja pati përfundim dramtik. Novicki me treshe 42 sekonda para fundit barazon shifrat (95:95), mirëpo, kjo shënoi edhe fundin e serisë 8:0 të Maveriksave për t’ia lëshuar udhën mysafirëve të cilët në sekondat e fundit me serinë 0:5 fitojnë edhe takimin e 30-të këtë edicion. Endru Binam ishte më efikasi me 22 pikë, Odom realizoi 18 derisa Artes kontriboi me 16 pikë. Brajant kësaj radhe në 35 minutat e paraqitjes së tij shënoi vetëm 10 pikë (5-11 gjuajtjet nga loja), por duhet cekur se luajti me gjysmëforce pasi përjetoi një lëndim një natë më herët në duel me San Antonion.

NBA – Rezultatet

Atlanta – Vashington 94:82
Indiana – Feniks 122:114
Filadelfia – Nju Jork 92:93
Nju Xhersi – Boston 87:111
Nju Orleans – LA Klipers 108:94
Oklahoma Siti – San Antonio 108:109
Dallas – LA Lejkers 95:100
Hjuston – Minesota 120:114
Denver – Orlando 115:97
Portland – Milvoki 120:108
Golden Stejt – Majami 102:115

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *