Home / Sport / Leonardo: Barazim? As që e çoj në mendje!

Leonardo: Barazim? As që e çoj në mendje!

Në prag të sfidës me Interin trajneri kuqezi, Leonardo, thekson se ekipi i tij do të hyjë në lojë me mendimin për të dalë me tri pikë më tepër në renditje.

Braziliani nënvizoi faktin se ka shumë alternativa në dispozicion për të mbajtur të pandryshuar nivelin e lojës që skuadra ka treguar në ndeshjet e fundit dhe do mundohet t’i shfrytëzojë në maksimum.

Ai shtoi se derbi është një ndeshje e jashtëzakonshme, megjithatë, sipas numrit një të stolit kuqezi, nuk është vendimtare për këtë kampionat: “Janë ende shumë ndeshje për t’u luajtur. Sfida si kjo lënë gjithnjë shije pozitive ose negative, por maturia që kemi do të na bëjë të jemi të qetë”.

Gatuzo tha se do të ishte i kënaqur edhe me një barazim, por Leonardo as që e çon nëpër mend këtë: “Nuk kam filluar asnjëherë një ndeshje pa menduar për ta fituar”. Edhe pse mungon Pato, Leo mund të mbështetet te Borielo dhe Ronaldinjo, i cili “luan mirë dhe i bën njerëzit të ëndërrojnë”.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *