Home / Sport / Leonardo beson te Bekam: Është shumë i motivuar

Leonardo beson te Bekam: Është shumë i motivuar

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Xhenovan, trajneri kuqezi ka deklaruar se Dejvid Bekam mund të luajë si titullar në “San Siro”.

Kjo për arsye se Sedorf dhe Pirlo janë të dëmtuar dhe mund të mos jenë të gatshëm nën urdhrat e Leonardos në sfidën e mbrëmjes së nesërme. “Ai mund të luajë në shumë pozicione, nuk ka nevojë për një rol të vetëm në fusnë”, u shpreh tekniku brazilian, që ka edhe një dëshirë për vitin 2010: “Nga Ronaldinjo dhe Pato pres më tepër vazhdimësi”.

Më pas, numri një i pankinës kuqezi analizon kundërshtarin e radhës në kampionat: “Xhenova ka pasur disa probleme kohët e fundit, megjithatë, mbetet një skuadër me identitet të qartë. Vrapon shumë, bën presion dhe është tepër agresive, aq më tepër që tani ka edhe Suazon”.

Ai ka disa dyshime në lidhje me formacionin që do të hedhë në fushën e lojës, sepse Sedorf ndien dhimbje në këmbë, kurse Pirlo është disi i lodhur. Sipas Leonardos, nëse Sedorf nuk ia del, ai duhet të ndryshojë mënyrën e lojës. Ndoshta në vend të tij (apo të Pirlos) mund të jetë Bekam, për të cilin tekniku kuqezi thotë se e gjeti siç e la sezonin e kaluar.

“E shoh shumë të motivuar. Ai mund të luajë në çdo pozicion që të jetë e nevojshme”, theksoi ai. Në fund, diçka mbi merkaton e dimrit: ”E njoh linjën që ndjek klubi dhe di që objektivat u arritën me afrimin e Bekam dhe Adijah. Kurse për sa i përket çështjes së portierit, mund të them se është e vështirë që Dida të largohet. Kalaxe ka pasur disa probleme, por tani është në formë optimale. Ndërsa Huntelar, mundësitë më të mira fatkeqësisht i ka pasur në momentet më të këqija të skuadrës. Tani po luajmë me një skemë që nuk i lejon shumë hapësira”.

Bekam: Dua të fitoj Serinë A

Mesfushori anglez Dejvid Bekam ka deklaruar se dëshiron të fitojë titullin kampion me Milanin në këtë sezon.

Ai iu bashkua kuqezinjve disa ditë më parë dhe me shumë mundësi do të jetë që nga minuta e parë në takimin e nesërm përballë Xhenovas në “San Siro”. Bekam iu bashkua skuadrës së Leonardos për herë të dytë në formë huazimi nga Los Angeles Galaxy.

“Ndihem i lumtur që ndodhem përsëri këtu. Dua të ndihmoj ekipin që të paraqitet sa më mirë dhe mendoj se kemi mundësi të fitojmë titullin kampion”, u shpreh 34-vjeçari.

Ai shtoi se megjithëse në Itali ka ekipe të fortë, si Interi dhe Juventusi, që janë pretendentë seriozë për të fituar kampionatin, edhe Milani është një pretendent kryesor për t’u shpallur kampion në këtë sezon.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *