Home / Sport / Leonardo i gëzohet Ronaldinjos: Është më i miri në botë

Leonardo i gëzohet Ronaldinjos: Është më i miri në botë

Trajneri kuqezi ka lëshuar fjalët më të mira në drejtim të brazilianit, pas tregolëshit ndaj Sienës dje në “San Siro”.

Ronaldinjo ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 4-0 që Milani shënoi përballë Sienës, ndërkohë që në prag është derbi me Interin. Leonardo shprehet i kënaqur që më në fund bashkatdhetari i tij po shfaq aftësitë më të mira në lojë.

“Gjatë gjithë karrierës së tij Ronaldinjo ka transmetuar pasion dhe lumturi dhe kjo është ajo që ai do. Ai është futbollisti më i mirë në botë dhe më në fund ka rigjetur kënaqësi në lojën e tij”, deklaroi për mediat numri një i pankinës kuqezi.

Por ai nuk harron të përmendë edhe të tjerët, ata që e ndihmuan asin brazilian në atë paraqitje të jashtëzakonshme pasditen e djeshme: “Dinjo duhet të falenderojë skuadrën, që edhe kur gabonte, e mbështeti dhe bëri që të jetë këtu ku është sot”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *