Home / Lajme / Maqedoni / Letra e Volebekut është fshehur edhe prej ministrave shqiptarë

Letra e Volebekut është fshehur edhe prej ministrave shqiptarë

Shkup, 27 janar
Madje edhe zëvendës kryeministri Abdylhaqim Ademi nuk është njoftuar për këtë letër. “Me përmbajtjen e letrës u njofuam nga mediat e jo nga kabineti i Gruevskit”, thonë në kabinetin e Ademit, duke shprehur revoltën nga fakti që kjo letër nuk është prezantuar në opinion menjherë kur ka arritur, gjegjësisht para fillimit të gjyësmvjetorit të dytë në shkollat fillore.

Letrën dërguar nga komisari i lartë i OSBE-së për të drejtat pakicave Knut Volebek, kryeministri Nikolla Gruevski nuk e ka fshehur vetëm nga opinioni, por edhe nga ministrat shqiptarë.

Madje edhe zëvendës kryeministri Abdylhaqim Ademi nuk është njoftuar për këtë letër. “Me përmbajtjen e letrës u njofuam nga mediat e jo nga kabineti i Gruevskit”, thonë në kabinetin e Ademit, duke shprehur revoltën nga fakti që kjo letër nuk është prezantuar në opinion menjherë kur ka arritur, gjegjësisht para fillimit të gjyësmvjetorit të dytë në shkollat fillore.

Ndryshe letra e Volebekut sugjeron që Qeveria të heqë dorë nga ideja për mësimin e maqedonishtes nga nxënësit shqiptarë prej klasës së parë, duke paralajmëruar se kjo mundet të reflektohet edhe në marrëdhëniet ndëretnike.

“Nga ajo që kemi parë ne media,. letra e Volebekut është në të njëjtën linjë me qëndrimin e zëvendës kryeministrit Ademi”, thonë në kabinetin e tij.

Edhe përkundër sugjerimeve të komisarit të lartë të OSBE-së, ministri për arsim Nikolla Todorov edhe sot kaparalajmëruar se do të mbetet në qëndrimin për mësim të maqedonishtes prej klasës së parë. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *