Home / Sport / Lewis ia dhuroi fitoren Orlandos

Lewis ia dhuroi fitoren Orlandos

Basketbollisti Rashard Lewis është më së i merituari për fitoren e skuadrës së tij, Orlando Magic, e cila mposhti me rezultat të ngushtë 96:94 klubin e basketbollit Boston Celticsin, e vlefshme për NBA ligën.

Lewis kur kishin mbetur edhe 1.3 sekonda, nuk iu është dridhur dora dhe ka shënuar dy pikë të arta për fitoren e Orlando Magic. Rashard Lewis shënoi 23 pikë për Orlando Magic, ndërsa Rasheed Wallace huqi një tentim për tre pikë për Celtics në gjuajtjen e fundit të ndeshjes derisa mbaroi sekonda e fundit. Për mysafirët më së shumti pikë shënoi Ray Allen gjithsej 20 pikë. Orlando ka 30 fitore dhe 16 humbje, ndërsa Boston mbetet në 29 fitore dhe arrin numrin e 14 humbjeve në kampionat.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *