Home / Lajme / Maqedoni / Liderët shqiptar të Maqedonisë injorojnë Gafur Adilin

Liderët shqiptar të Maqedonisë injorojnë Gafur Adilin

6 janar-
Bashkimi demokratik për inegrim jozyrtarish e ka refuzuar ftesën duke arsyetuar se Adili nuk është faktori që duhet të merret me këto punë, ndërsa në Demokracinë e Re shkojnë edhe më tutje duke pyetur me ironi: Kush është Gafur Adili? Adili kërkon nga krerët shqiptar të Maqedonisë të arrijnë një marrëveshje të përbashkët për të krijuar një forum politik shqiptar, i cili do të avanconte gjendjen e shqiptarëve këtu.

Krerët e partive shqiptare në Maqedoni nuk ia vënë veshin Gafur Adilit, i cili me 23 janar ka konvokuar një takim në Tiranë, ku do të shqyrtohej gjendja e shqiparëve në Maqedoni. Adili ka ftuar Arbër Xhaferin, Ali Ahmetin, kryetar i BDI-së, Menduh Thaçin, kryetar i PDSH-së, Imer Selmanin, kryetar i DR-së, Hysni Shaqirin, kryetar i BDK-së, Sefedin Harunin, kryetar i PPD-së dhe Bardhyl Mahmutin, kryetar i BDSH-së.

Bashkimi demokratik për inegrim jozyrtarish e ka refuzuar ftesën duke arsyetuar se Adili nuk është faktori që duhet të merret me këto punë, ndërsa në Demokracinë e Re shkojnë edhe më tutje duke pyetur me ironi: Kush është Gafur Adili? Adili kërkon nga krerët shqiptar të Maqedonisë të arrijnë një marrëveshje të përbashkët për të krijuar një forum politik shqiptar, i cili do të avanconte gjendjen e shqiptarëve këtu.

Sipas tij Marëveshja e Ohrit është e dështuar dhe fton patitë shqiptare të bashkohen për të mirën e shqiptarëve. “unë në vitin 2001 kam deklaruar se Marrëveshja e Ohrit është mosmarrëveshje apo një marrëveshje e dështuar”, ka deklaruar Adili. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *