Home / Lajme / Maqedoni / Ligjet e rrëzuara nga BDI, VMRO-DPMNE i rikthen në Kuvend

Ligjet e rrëzuara nga BDI, VMRO-DPMNE i rikthen në Kuvend

10 janar-
Sipas tij është e çuditshme që deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë rikthyer në Kuvend ligjet të cilat nuk ka kurrëfarë gjasash të miratohen pa pëlqimin e deputetëve të BDI-së. Kjo mund të cilësohet edhe si ofertë për arritur një marrëveshje për kalimnin e ligjeve, shton ai.

Një grup deputetësh të koalicionit qeveritar të udhëhequr nga VMRO-DPMNE kanë rikthyer në Parlament ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për arsim fillor dhe të mesëm, të cilat para viti të ri me votimin e Badenterit i rrëzoi BDI.

Ndryshimet dhe plotësimet e këtyre dy ligjeve kanë të bëjnë me testimin ekstern në shkollat fillore dhe të mesme, por u kundërshtuan nga deputetetët e BDI-së për shkak të evidencës pedagogjike.

BDI kërkonte që në shkollat fillore me mësim në gjuhën shqipe evdidenca të bëhet në të ketë gjuhë, ndërsa VMRO-DPMNE kërkonte që evidenca të bëhet në dy gjuhë, maqedonisht dhe në gjuhën në të cilën zhvillohet mësimi.

Në grupin parlamentar të BDI-së janë të befasuar me inicijativën e re të partnerit të koalicionit, VMRO-DPMNE-së, i cili pa kurrëfarë konsultimesh i rikthen ligjet për miratim në Kuvend me procedurë të shkurtuar.

“Nuk kemi kurrëfarë marrëveshje për miratimin e këtyre ligjeve”, deklaroi për “Zhurnal” një deputet i BDI-së i cili kërkon të mbetet anonim.

Sipas tij është e çuditshme që deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë rikthyer në Kuvend ligjet të cilat nuk ka kurrëfarë gjasash të miratohen pa pëlqimin e deputetëve të BDI-së. Kjo mund të cilësohet edhe si ofertë për arritur një marrëveshje për kalimnin e ligjeve, shton ai.

Nga kabineti i presidentit të Kuvendit thonë se ligjet janë vënë në rend dite të mbledhjes së Kuvendit me 12 janar sepse propozuesit i kanë respektuar procedurat.

Sipas tyre punë e grupeve parlamentare është harmonizimi i qëndrimeve për ligje të caktuara, e jo e kryetarit të Kuvendit.

Ndërkohë, në Kuvend është bllokuar edhe raporti për rastin e Sopotit, i cili nuk mund të miratohet për shkak se partnerët e kolalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI nuk kanë harmonizuar qëndrimet për përmbajtjen e raportit.

Kontestime mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së ka edhe për ligjin për rrjetin akademik kërkimor maqedonas, për të cilin BDI insiston të miratohet me votim të dyfishtë sepse prek interesat arsimore të bashkësive joshumicë, ndërsa VMRO-DPMNE kundërshton këtë.
/ Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *