Home / Sport / Lindsey Vonn triumfoi në St Moritz

Lindsey Vonn triumfoi në St Moritz

Fituesja aktuale e Kupës së Botës, Lindsey Vonn është fituese e garës së pestë të super sllallomit të madh në këtë edicion që është mbajtur në St Moritz të Zvicrës.

Amerikania deri te triumfi i nëntë këtë vit në Kupën e Botës, ndërsa të 31-tin në përgjithësi ka arritur me kohën prej 1:01.77 minuta, ndërsa kjo fitore mjaftoi që ajo të fitojë Globin e madh të Kristaltë në super sllallom të madh. Vonn për 17 të qindtat ishte më e shpejtë se austriakja Andrea Fischbacher dhe francezja Marie Marchand-Arvier, të cilat e ndanë vendin e dytë, kurse vendi i tretë mbeti i zbrazët. Ndërkaq fituesja e garës së lëshimit të së shtunës gjermania Maria Riesch zuri vendin e 11-të në super sllallom të madh, derisa Anja Paerson nga Suedia e cila triumfi në super kombinimin e së premtes, nuk ka arritur të përfundojë garën. Duke iu falënderuar triumfit të ri Vonn e ka thelluar epërsinë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës dhe tani ka tubuar 1311 pikë, 137 më shumë se Riesch. Amerikania tashmë e ka siguruar Globin e vogël të Kristaltë në super sllallom të madh pasi që dy gara para përfundimit në këtë disiplinë ka 220 pikë më shumë se zvicerania Fabienne Suter që është e dyta në renditje. Për shkak të Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Vankuver të Kanadasë prej 12 deri më 28 shkurt, garat në kuadër të Kupës së Botës do të vazhdojnë më 5 mars, kur në program është ajo e super kombinimit në Zvicër, ku gjithashtu do të zhvillohet edhe gara e lëshimit dhe e super sllallomit të madh.

Rezultatet

1. L. Vonn (SHBA) 1:01.77
2. A. Fischbacher (Aus) +0.17
2. M. Marchand-Arvier (Fra) +0.17
4. F. Suter (Zvi) +0.21
5. T. Maze (Sllo) +0.23

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *