Home / Lajme / Rajon / Liria, Shqipëria në vendnumero

Liria, Shqipëria në vendnumero

Tiranë, 13 janar

Urim Hasipi
Shqipëria mbetet një vend pjesërisht i lirë. Në raportin e publikuar nga “Fridom Haus” mbi Lirinë në Botë, Shqipëria ka mbetur në të njëjtin pozicion si një vit më parë megjithë anëtarësimin në NATO.

Drejtori i Studimeve të Freedom House, Kristofer Uoker tha për Zërin e Amerikës se Ballkani është një nga rajonet me rezultatet pozitive këtë vit, ku përfshihet edhe Kosova.

“Sa i përket Shqipërisë është e vërtetë që ka mbetur në të njëjtin vend sipas vlerësimeve tona, çka do të thotë që është vend pjesërisht i lirë. Kemi përmendur disa nga presionet që qeveria ka ushtruar tek media dhe që janë shqetësuese”, deklaroi Uoker.

Pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe procesi ndaj të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit, sipas Uoker, vë në pikëpyetje pavarësinë e institucioneve duke vënë theksin tek prokuroria dhe gjyqësori.

Sa i takon bojkotit të Parlamentit nga opozita, Uoker nuk e quan të pazakontë, por i sugjeron gjetjen e mënyrave më inovative për të angazhuar publikun në diskutime dhe në hartimin e mënyrave më efektive për të komunikuar alternativë politike. Ai e quan këtë një nga sfidat kryesore për normalizimin dhe shtimin e efektivitetit të politikës dhe dialogut politik.

Duke iu referuar dhunës së ushtruar ndaj drejtorit të gazetës Tema, Mero Baze, Uoker thotë se qëndrimi armiqësor i qeverisë ndaj medias, apo kur nuk lejon një diskutim të hapur dhe të sinqertë është shumë shqetësues. Objektivi, tha ai, është pakësimi i këtyre rasteve te abuzimit dhe frikësimit pasi media është absolutisht thelbësore për avancimin e reformave të tjera jo vetëm për të luftuar korrupsionin.

Pozicionimin e Kosovës nga një vend jo i lirë në një vend pjesërisht të lirë, në raportin e Fridom Haus, Uoker e lidh me zgjedhjet e tetorit dhe përmirësimin sa i takon trajtimit të pakicave.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *