Home / Sport / “Lufte guerile” ne derbin Tirana-Dinamo

“Lufte guerile” ne derbin Tirana-Dinamo

Derbi i kryeqytetit te Shqiperise degjeneron ne nje dhune te paprecedente, ku vec lojtareve dhe trajnereve perfshihen edhe tifozet.

Ndeshja Tirana-Dinamo, ndryshe nga pritshmeria ka patur te beje pak me futbollin, ne te gjitha drejtimet. Gjykimi shume i dobet i gjyqtareve te kesaj supersfide, ishte iniciatori i gjithe atyre skenave te shemtuara dhe grushteve qe derguan ne spitalin ushtarak njerin nga futbollistet e Dinamos, Elis Bakajn.

Gjithcka nisi ne pjesen e dyte kur portieri Nallbani u ndeshkua me karton te kuq, pas nje protestimi ndaj vendimeve te Pashajt.

Pas ketij momenti dinamovitet te cilet ishin ne avantazh pas golit te Muzakes ne pjesen e pare arriten te barazonin ndeshjen. Nje gol qe tension situaten dhe behet parathenie e asaj qe do te vinte me pas. Duke perfituar nga epersia numerike, Dinamo hidhet e gjitha ne sulm ne kerkim te fitores dhe eshte Bakaj qe shenoi golin e avantazhit.

Te irrituar nga gjykimi lojtaret e Tiranes treguan shenja nervozizmi ne fushe dhe ne nje nga keto raste, kapiteni bardheblu Devi Muka qellon me grusht Elis Bakajn, qe te vetmin faj kishte shenimin e golit.

Por duke kerkuar te rifuse ne kontroll situaten, per te cilen kontriboi vete qe t’i dale nga duart, gjyqtari Pashaj merr nje vendim qe do te sjelle degjenerimin perfundimtar te ndeshjes, te ndeshkoje te dy lojtaret me karton te kuq. Prej ketij casti ndeshja i ngjau nje lufte guerrile, ne te cilen u perfshine edhe tifozet.

Pas kesaj ndeshjeje, presidenti i klubit te Tiranes Refik Halili, pohoi se do te dergoje ne prokurori nje padi ndaj drejtuesve te FSHF-se, sipas te cilit ata jane faktoret kryesore te dhunes qe po vazhdon ne futbollin shqiptar.

Dhuna ne derbi pason ate qe ngjau nje dite me pare ne Vlore, ku ne fushe ndodhi gjithcka, me perfshirjen e drejtuesve me te larte te Flamurtarit qe kercenuan gjyqtaret pas dhenies se nje 11 metershi ne favor te skuadres mike, Beses se Kavajes.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *