Home / Sport / Mançester U dhe Runi asfaltojnë Hull Sitin, 4-0

Mançester U dhe Runi asfaltojnë Hull Sitin, 4-0

Uejn Runi shënoi plot katër gola në përballjen ndaj Hull Sitit duke ngjitur Mançesterin përkohësisht në krye të Premier Ligës, të paktën derisa Çelsi dhe Arsenali të luajnë ndeshjet e prapambetura.

Futbollisti Rooney ka shkëlqye me lojë, duke shënuar katër gola për fitoren e lartë te skuadrës së Manchester Unitedit që ka arritur ndaj Hullit, në ndeshjen e javës së 23-të të premierligës angleze. Manchester Unitedi me një ndeshje që ka më shumë kaloi në vendin e parë me 50 pikë, duke e lënë pas vetes me 48 pikë skuadrën e Arsenalit që renditet në vendin e dytë në tabelë. Rooney shënoi katër gola pikërisht në minutën e 8-të, 83-të, 86’ e 90’. Ai dëshmoi se është shënues i spikatur dhe me lojën e tij që ka dëshmuar kënaqi adhuruesit në stadium. Rooney në javët e fundit është njëri prej shënuesve më të mirë të Manchester Unitedi dhe në çdo ndeshje po e rrit formën e tij.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *