Home / Sport / Manchester Unitedi eliminoi Manchester Cityn

Manchester Unitedi eliminoi Manchester Cityn

Manchester United eshte finalisti i Kupes se Liges ne Angli. Djajte e Kuq kane mundur 3-1 ne ndeshjen e dyte gjysemfinale, derbin me Sitin fale golit te Roney ne minutat e fundit te ndeshjes.

Manchester Unitedi me kamatë iu ka revanshuar Manchester Cityt për humbjen në ndeshjen e parë (2:1), pra, në ndeshjen e kthimit e mposhti me shifrat 3:1. Manchester Unitedi kualifikohet në finalen e Carling Cup të Anglisë. Ferguson dëshmoi se është strateg i vjetër dhe shumë i fortë për trajnerin e ri te Manchester Cityt. Si gjithnjë edhe këtë herë Rooney nuk ka harruar për të shënuar gol. Ai nga tri golat që ka shënuar Manchester Unitedi, njërin e ka shënuar vet. Manchester Unitedi nuk kishte çka të humb dhe i hyri ndeshjes me të gjitha forcat që ta përmbys rezultatin e ndeshjes së parë, të cilën edhe e arriti me sukses të madh. Scholes në minutën e 51-të kaloi në epërsi Unitedin, për të shtuar në 2:0 Carrick në minutën e 71-të.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Tevez ka shënuar në minutën e 76-të për ta ngushtuar epërsinë në 2:1 dhe duke ia shtuar shpresat Cityt që në vazhdim të arrijë rezultat më pozitiv. Rooney që është bërë tmerr i portierëve, por edhe i të gjitha klubeve angleze, në minutën e 90-të i ka dhënë goditjen më tronditëse Cityt, duke shënuar gol për rezultatin 3:1 dhe dërguar në shtëpi rivalin.
Më i merituari për shkuarjen në finale të Manchester Unitedit padyshim është Rooney, që nuk ka të ndalur në shënimin e golave.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *