Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, pritet themelimi i qendrës për studime albanologjike

Maqedoni, pritet themelimi i qendrës për studime albanologjike

25 janar-

Por dy anëtarët pranojnë se kjo çështje po ngec dhe nuk ka pasur asnjë veprim konkret nga ana e institucionit të akademisë. Ideja e themelimit të kësaj qendre është që ajo të jetë në nivelin e Departamenteve apo njësive aktuale në ASHAM që janë pesë: Njësia për gjuhë dhe letërsi, shkenca sociale, matematikë dhe shkenca teknologjike, biologji dhe shkenca

Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) po mban pezull çështjen e zgjedhjes së këshillit të ri redaktues për hartimin e “Enciklopedisë” së re, por edhe idenë për themelimin e një Qendre për studime albanologjike, gjuhë, kulture dhe histori të shqiptarëve. Ideja për themelimin e kësaj qendre është bërë nga dy akademikët shqiptarë në ASHAM, prof.dr. Alajdin Abazi dhe prof.dr. Ali Aliu.

Por dy anëtarët pranojnë se kjo çështje po ngec dhe nuk ka pasur asnjë veprim konkret nga ana e institucionit të akademisë. Ideja e themelimit të kësaj qendre është që ajo të jetë në nivelin e Departamenteve apo njësive aktuale në ASHAM që janë pesë: Njësia për gjuhë dhe letërsi, shkenca sociale, matematikë dhe shkenca teknologjike, biologji dhe shkenca

mjekësore dhe njësia e artit. Ndërsa Qendra apo njësia albanologjike synohet të jetë e gjashta. Akademik Ali Aliu ka theksuar për agjencinw e lajmeve INA se duhet të fillojë procedura për themelimin e kësaj qendre që do të merret me studime albanologjike. “Është premtuar se duhet të fillojë procedura e rregullt, por nuk ka akoma informacione shtesë në këtë drejtim. Qendrat e tilla dihen tashmë se çfarë funksioni kanë duke theksuar se ato do të kenë si objekt studimin e gjuhës, trashëgimisë dhe gjërave tjera që lidhen me historikun e shqiptarëve në Maqedoni”, ka theksuar akademik Aliu. Themelimi i kësaj qendre kërkon edhe angazhimin e kuadrove shqiptare, por edhe pranimin e akademikëve të rinj që duhet të jenë pjesë e kësaj njësie, në rast se do të themelohej. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *