Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia i përshtatet dokumentit të Kopenhagës për klimën

Maqedonia i përshtatet dokumentit të Kopenhagës për klimën

18 janar-
“Detyra jonë parimore është që ne të zvogëlojmë efektet e ndryshimeve klimaterike tani për tani ai do të jetë pikësynimi ynë dhe pastaj edhe për të futur teknologji të reja të cilët kanë një kosto të madhe por ne mendojmë se me dokumentet dhe me zhvillimet e mëtutjeshme të shteteve më të zhvilluara dhe ndotësit më të mëdhenj ne do të mund të shfrytëzojmë mjete të cilët ato shtete do ti alokojnë për këtë qëllim”, theksoi Nexhati Jakupi, ministër i Ambientit.

Maqedonia deri më 31 janar do të parashtrojë një listë aktivitetesh për zvogëlimin e efekteve të ndryshimeve klimaterike me të cilën do ta shprehë edhe vullnetin e saj për mbështetjen e procesverbalit të Kopenhagës që doli nga samiti i dhjetorit.

Edhe pse ky dokument nuk është obligativ, vendet si Maqedonia duke qenë pjesë e këtij procesi mund të hapin rrugën deri tek Fondi i gjelbër i parashikuar në këtë dokument. Synimi i këtij fondi është që shtetet e fuqishme të mbështesin financiarisht projekte nga vendet në zhvillim e sipër.

“Detyra jonë parimore është që ne të zvogëlojmë efektet e ndryshimeve klimaterike tani për tani ai do të jetë pikësynimi ynë dhe pastaj edhe për të futur teknologji të reja të cilët kanë një kosto të madhe por ne mendojmë se me dokumentet dhe me zhvillimet e mëtutjeshme të shteteve më të zhvilluara dhe ndotësit më të mëdhenj ne do të mund të shfrytëzojmë mjete të cilët ato shtete do ti alokojnë për këtë qëllim”, theksoi Nexhati Jakupi, ministër i Ambientit.

„Ne tani kemi masa të përcaktuara të cilat janë në pajtim me kërkesat për shtetet që nuk janë aneksin e 1-rë. Maqedonia në këtë moment do të shprehë vullnetin e saj në mënyrë formale dhe do të raportojë për atë që është parashikuar në raportin e dytë kombëtar për ndryshimet klimaterike”, deklaroi Natasha Markovska – kryetare e Komitetit kombëtar për ndryshime klimaterike.

Maqedonia për t’i plotësuar angazhimet për zvogëlimin e emetimit të gazrave të efektit serë duhet të ndërmarrë masa konkrete në sektorin energjetik dhe në industri. Po ashtu në strategjinë kombëtare janë parashikuar ndërtime të disa fabrikave, ku gazi prej mbeturinave do të shndërrohet në energji për ngrohje. Po ashtu shteti duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje shfrytëzimit të burimeve alternative të energjisë, siç janë turbinat, panelet diellore, përdorimin e biomasës etj.Alsat-m

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *