Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia perfshihet nga i ftohti, deri ne – 13 grade

Maqedonia perfshihet nga i ftohti, deri ne – 13 grade

23 janar-
Mediat maqedonase informojnë se termometri sot nuk do të arrijë të ngjitet mbi zero gradë celcius. Sipas të dhënave të Drejtorisë hidrometerologjike, sot në mëngjes në orën shtatë në Mavrovë temperatura është shënuar me – 12 gradë, ndërsa në Krushevë – 11 gradë. Ndërsa në kryeqytet temperaturat kanë shënuar – 4 gradë celcius.

Maqedonia nga sot dhe javën e ardhshme do të përfshihet nga një valë e ftohtë me temperatura që do të arrijnë der në minus 13 gradë celsius.

Mediat maqedonase informojnë se termometri sot nuk do të arrijë të ngjitet mbi zero gradë celcius. Sipas të dhënave të Drejtorisë hidrometerologjike, sot në mëngjes në orën shtatë në Mavrovë temperatura është shënuar me – 12 gradë, ndërsa në Krushevë – 11 gradë. Ndërsa në kryeqytet temperaturat kanë shënuar – 4 gradë celcius.

Temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë deri në fund të javës së ardhshme, ndërsa kulmi i të ftohtit do të arrijë të martën kur temperaturat do të ulen deri në -13 gradë celcius.

Rreshjet e mbrëmshme dhe i ftoti bënë që banorët e fshatrave të malësisë të jenë të bllokuar gjatë natës. Ndërsa mëngjesi i sotëm shkaku i intervenimit për pastrim, në përgjithësi rrugët janë të kalueshme.
Banorët shprehen se gjatë natës së mbrëmshme nuk kanë mundur të lëvizin por dita e sotme është me e relaksuar.

Ndalesa për kalim të automjeteve të rënda vlen ende për pjesën malore të rrugës Gostivar Kërcove, gjegjësisht pjesa e Strazhës. Ndërsa ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda ka edhe në aksin rrugorë Mavrovë Dibër.

Komunikacione në të gjitha rrugët magjistrale dhe regjionale të shtetit zhvillohet nëpër rrugë të lagështa dhe vende vende me borë, me cka edhe ju rekomandohet vozitësve që të jenë tepër të kujdes`shëm, si dhe është i patjetërsueshëm posedimi i pajisjeve dimë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *