Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia solidarizohet me Shqiperine

Maqedonia solidarizohet me Shqiperine

9 janar-
“Qeveria e Maqedonisë do të dërgojë në Shqipëri 21 pompa për ujë, 5 barka për 8 deri 10 persona, 8 shatorë të mëdhenj për 50 persona, dhe 10 agregatë. Bashkë me këto pajisje do të dërgojmë edhe 43 persona nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim”, deklaroi zëvendës kryeministri Abdylhaqim Ademi.

Maqedonia do t’i ndihmojë

Shqipërisë në ballafaqimin me përmbytjet edhe në nivel qeveritar.

Në një senacë të jashtëzakonshme Qeveria e Maqedonisë ka vendosur të dërgojë në Shqipëri fillimisht ndihmë teknike, e nëse ka nevojë edhe ndihmë në produket ushqimore dhe ilaçe.

“Qeveria e Maqedonisë do të dërgojë në Shqipëri 21 pompa për ujë, 5 barka për 8 deri 10 persona, 8 shatorë të mëdhenj për 50 persona, dhe 10 agregatë. Bashkë me këto pajisje do të dërgojmë edhe 43 persona nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim”, deklaroi zëvendës kryeministri Abdylhaqim Ademi.

Në ndërkohë autoritetet e Maqedonisë edhe një herë kanë garantuar se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të penguar dershjen e ujërave të tepërta nga Liqeni i Ohrit në drejtim të Liqenit të Fierzës.

“Niveli i ujit në liqenin e Ohrit është vetëm 1 centimetër nën atë që është kërkuar nga Shqipëria, por jemi të gatshme të ndërmarrin masa nëse ka nevojë për një gjë tillë”, deklaroi ministri për ekologji, Nexhati Jakupi.

Paraprakisht Demokracia e Re kërkoi nga Qeveria që të ndërmarrë të gjitha masat për të ndihmuar rajonet e përmbytura në Shqipëri. Demokracia e re ka paralajmëruar se është duke e përcjellë situatën, kurse ka kërkuar edhe nga kryetarët e komunave shqiptare në Maqedoni të dalin në ndihmë.

Një ditë më parë, amabsadaori i Shqipërisë në Shkup Arben Cejku ka marrë garanca edhe nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë për ndihmë në ballafaqimin me përmbytjet. Në aksionin për grumbullimin e ndihmave për rajonet e përmbytura janë kyçur edhe të gjitha komunat shqiptare në Maqedoni, si dhe shumë shoqata joqeveritare. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *