Home / Sport / Mark Janko, sulmuesi më i mirë i vitit 2009

Mark Janko, sulmuesi më i mirë i vitit 2009

Sipas Institutit Botëror të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFHHS) goleadori i vitit 2009 është sulmuesi austriak i Salsburgut, Mark Janko.

Gjatë vitit të kaluar 26-vjeçari shënoi plot 39 gola. Instituti ka marrë në konsideratë 60 kampionate duke nxjerrë 57 lojtarë që kanë shënuar më shumë se 20 gola.

Në vendin e dytë të këtij klasifikimi renditet uruguajani Diego Forlan me 32 gola dhe kamerunasi i Interit, Samuel Eto me 30 gola, ashtu si Teofilo Antonio Gutierrez i Barranquillas.

Vendi i peste për brazilianin e Volfsburgut, Grafite, me 28 gola. Lojtari më i mirë i vitit, Lionel Mesi, renditet në vendin e 23-të me 23 gola, ndërsa Zllatan Ibrahimoviç në vendin e 16-të me 25 gola.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *