Home / Lajme / Maqedoni / Masa ligjore ndaj objekteve pa leje Masa ligjore ndaj objekteve pa leje

Masa ligjore ndaj objekteve pa leje Masa ligjore ndaj objekteve pa leje

29 janar-
Sipas Udhëheqësit të Inspektoratit komunal të Tetovës, Neritan Ferati, gjatë këtij viti kalendarik, Inspektorati komunal do të merr masa ligjore ndaj objekteve pa leje, mbikulmeve, objekteve për banim individual dhe kolektiv dhe objekteve të tjera të cilat janë jashtë planit, jashtë standardeve teknike dhe të sigurisë, si dhe objekteve që nuk mund t’i nënshtrohen legalizimit eventual.

Inspektorati komunal i Tetovës që funksionon në kuadër të komunës së Tetovës, e ka në fazë përfundimtare Programin për zbatim për këtë vit kalendarik, ndërsa i njëjti do të fillojë të aplikohet pas përmirësimit të kushteve atmosferike.

Sipas Udhëheqësit të Inspektoratit komunal të Tetovës, Neritan Ferati, gjatë këtij viti kalendarik, Inspektorati komunal do të merr masa ligjore ndaj objekteve pa leje, mbikulmeve, objekteve për banim individual dhe kolektiv dhe objekteve të tjera të cilat janë jashtë planit, jashtë standardeve teknike dhe të sigurisë, si dhe objekteve që nuk mund t’i nënshtrohen legalizimit eventual.

“Inspektimi i lavazheve dhe kushteve në të cilat ata punojnë ka qenë një aktivitet tjetër i Inspektoratit komunal të Tetovës. Gjatë këtij inspektimi janë konstatuar se një numër i madh i tyre punojnë jashtë normave ligjore duke përdorur ujë të pijshëm e jo ujë teknik, ndërsa një pjesë e lavazheve nuk kanë të instaluar sistemin e kanalizimit atmosferik. Kundrejt të gjithë këtyre shkeljeve, Inspektorati komunal i Tetovës në bashkëpunim me Inspektoratin e Ekologjisë do të ndërmarrin procedura ligjore”, tha Ferati.

Sipas tij, në mënyrë permanente gjatë kësaj periudhe, Inspektorati komunal i Tetovës morri aksion për nxitjen e personave që të pastrojnë borën para objekteve të tyre, në mënyrë që të sigurohet qarkullim i lirë për qytetarët.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *