Home / Lajme / Rajon / Masakër në një lokal në Durrës, tre persona të vrarë

Masakër në një lokal në Durrës, tre persona të vrarë

28 janar-
Policia është lajmëruar nga banorët e lagjes, të cilët kanë qenë të shokuar pas kesaj ngjarjeje. Uniformat blu kanë ngritur postblloqe në disa prej segmenteve rrugore brenda qytetit bregdetar, por pa rënë në gjurmë të autorëeve të krimit.

Policia ka deklaruar se ka shoqëruar disa persona që gjendeshin në afërsi të lokalit, ku ndodhi edhe ngjarja, për të marrë të dhëna më të hollësishme në lidhje me ngjarjen.

Mbrëmë rreth orës 22 e 30 minuta në një bar lokal në qytetin shqiptar Durrës tre persona janë vrarë me armë zjarri.

Persona të maskuar kanë hyrë në lokal dhe kanë qëlluar me breshëri automatike duke lënë të vdekur në vend shtetasit shqiptarë, Luan Curri, 35 vjeç nipin e tij Andi Curri 23 vjeç, si edhe mikun e tyre Edmond Shemsi.

Të tre personat kanë qene duke pirë në barin në pronësi të njërit prej viktimave. Dy persona, mendohet sipas policisë të jenë futur në lokal dhe të kenë qelluar me breshëri automatiku, duke i lënë të vdekur ne vend.

Vrasësit, kanë lënë brenda në lokal edhe çanten me të cilën kishin transportuar armët e zjarrit dhe më pas janë larguar me një automjet nga vendi i ngjarjes.

Policia është lajmëruar nga banorët e lagjes, të cilët kanë qenë të shokuar pas kesaj ngjarjeje. Uniformat blu kanë ngritur postblloqe në disa prej segmenteve rrugore brenda qytetit bregdetar, por pa rënë në gjurmë të autorëeve të krimit.

Policia ka deklaruar se ka shoqëruar disa persona që gjendeshin në afërsi të lokalit, ku ndodhi edhe ngjarja, për të marrë të dhëna më të hollësishme në lidhje me ngjarjen.

Sipas burimeve policore po hetohet edhe e kaluara e shtetasve, si edhe konfliktet apo hasmërite që ndonjë prej viktimave mund të ketë patur me parë, për të rënë edhe në gjurmë të autorëve të ngjarjes. Sipas policisë po hetohet në të gjitha pistat e mundshme.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *