Home / Sport / Më 20 janar Reali në Shqipëri

Më 20 janar Reali në Shqipëri

Në radhët e Gramozit nga Erseka luan edhe Genc Hyseni nga Kosova më konkretisht ish-futbollist i Ferizajt, Renovës së Xhepçishtit, ndërsa një kohë pati luajtur edhe në Qipro.

Klubi më i fuqishëm në botë, Real Madridi, më 20 janar zbarkon në Shqipëri, ku do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën shqiptare, Gramozin nga Erseka. Kjo do të jetë një ndeshje historike për skuadrën shqiptare njëherësh për të gjithë adhuruesit e këtij sporti që nga afër të shohin një Real të fortë me yjet si Ronaldo, Kaka, Raul. Casillas e shumë të tjerë. Gramozi anëtarë i elitës së futbollit shqiptar që moti ka nisur përgatitjet ekstra për këtë miqësore historike, e cila zhvillohet më 20 janar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë. Është skuadra e dytë pas Milanit të madh që do të vjen në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarisht kompania “Taçi Oil International”, e cila është organizatore e kësaj miqësore të madhe ndërkombëtare. Po kjo kompani ka sjellë Milanin, kur u ndesh me skuadrën e Tiranës në tetor të vitit 2008 kur humbi nga Tirana 2:1 dhe në maj të vitit 2009 kur Milani luajti baras 3:3 me kombëtaren e Shqiërisë dhe më pas doli fitues me pneallti. Në radhët e Gramozit nga Erseka luan edhe Genc Hyseni nga Kosova më konkretisht ish-futbollist i Ferizajt, Renovës nga Xhepçishtit, një kohë pati luajtur edhe në Qipro. Hyseni ka rast të mirë që nga afër t’i mat forcat me futbollistët e njohur botëror dhe sidomos Gramozi t’i dhurojë një shfaqje të bukur dashamirëve në stadium. Stadiumi “Qemal Stafa” pritet të mbushet përplot shikues për faktin se do të shohin gjigantin spanjoll, një Real me plotë yje dhe më futbollistin më të paguar në botë, Ronaldo që kushton 94 milionë euro. Një Real që mëton trofeun e Champions Leagua, titullin e Spanjës,m por fatkeqësisht ka humbur është eliminuar nga kupa e “Mbretit” në Spanjë. Reali vjen me synime të dëshmojë lojë të pëlqyeshme, të dhurojë spektakël adhuruesve shqiptar. Me padurim pritet kjo miqësore jo vetëm nga adhuruesit shqiptarë në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe kudo që janë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *