Home / Lajme / Maqedoni / Më shumë se 70 për qind e objekteve hotelierike punojnë

Më shumë se 70 për qind e objekteve hotelierike punojnë

22 janar
Rreth 70 për qind e lokaleve, mes të cilëve edhe objektet më me renome hotelierike në qendër të Shkupit, si dhe në rajonin më të gjerë të qytetit, punojnë dhe nuk janë përfshirë në protestë

Me mbylljen 24-orëshe të objekteve, hotelierët sot do ta shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, që filloi të zbatohet prej 1 janarit të këtij viti.
Oda turistike-hotelierike pranë Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë

Urim Hasipi
Pjesa më e madhe e objekteve hotelierike sot punojnë dhe nuk i janë përgjigjur thirrjes për mbylljen 24-orëshe të lokaleve në shenjë proteste për shkak të zbatimit të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit.

Rreth 70 për qind e lokaleve, mes të cilëve edhe objektet më me renome hotelierike në qendër të Shkupit, si dhe në rajonin më të gjerë të qytetit, punojnë dhe nuk janë përfshirë në protestë

Me mbylljen 24-orëshe të objekteve, hotelierët sot do ta shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, që filloi të zbatohet prej 1 janarit të këtij viti.

Oda turistike-hotelierike pranë Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë dhe bëri thirrje për mbyllje 24-orëshe të objekteve, që të shçrehet pakënaqësia nga Ligji për mbrojtje nga pirja e duhanit, që filloi të zbatohet nga 1 janari i këtij viti.

Pas reagimeve të hotelierëve dhe opinionit, me propozim-ndryshime të Ligjit doli edhe grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Ata propozojnë që pirja e duhanit të lejohet në teraca dhe bashqe të verës të objekteve hotelierike, respektivisht restorante, kafiteri, kafene, kafe-bare, diskoteka të hapura të verës dhe plazhe, në periudhën prej 1 marsit deri më 31 tetor. Në pjesën ku do të lejohet pirja e duhanit, teracat dhe bashqet e verës nuk guxojnë të kenë kulme, as pajisje shtesë, që objektit do t’i jep karakter të mbyllur.

Nismë për ndryshim të Ligjit ngriti edhe LSDM-ja. Ata propozojnë që pronarët e objekteve hotelierike me madhësi deri 100 metra katrorë vetë të përcaktojnë nëse objekti do të jetë për pirës të duhanit ose për mospirës të duhanit. Ndryshimet parashihen në kafene, kafiteri, bare të natës, birrari, vende ku luhet bixhoz…më të mëdha se 100 metra katrorë, pronarët të kenë të drejtë të sigurojnë pjesë të veçantë për pirës të duhanit, në të cilat do të ekzistojë ventilacion i ajrit, që do të mundësojë ndryshim të ajrit dhjetë herë në orë. Me këto ndryshime parashihet të lejohet pirja e duhanit edhe në bashqet verore.

Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit parasheh ndalesë të plotë të pirjes së duhanit nëpër kafene, bare të natës, disko-klube …. por përveç në ambient të mbyllur, nuk do të mund të pihet duhan edhe në ballkone, banaqe dhe në veranda, përkatësisht gjithkund ku shërbehet ushqim dhe pije.

Pirja e duhanit nuk është e ndaluar vetëm në shtëpitë e njerëzve, në hapësirë të çelur dhe në sipërfaqe publike nëse nuk mbahen gara sportive, kulturore dhe manifestime argëtuese, tubime dhe ngjarje të tjera publike. Atëherë duhanpirësit do të duhet të përmbahen dhe të ndezin cigare pas përfundimit të manifestimit apo tubimit.

Duhanpirësit për mosrespektim të Ligjit do të paguajnë 100 euro në vetë vendin e ngjarjes, ndërsa dënimet për mosrespektim nga hotelierët dhe ndërmarrjet janë prej 2.500 deri 4.500 euro, përderisa për personat përgjegjës është prej 100 deri 300 euro. Sipas Ligjit për veprimtarinë hotelierike është paraparë edhe mbyllja e objektit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *